E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi cdo dite vdesin nga kanceri mbi 10 persona



Ne vendin tone cdo dite me shume se 10 persona vdesin nga semundja e kancerit. Shifrat alarmante konfirmohen nga mjeket onkologe shqiptare dhe nga Organizata Boterore e Shendetit. Sipas statistikave mbi 4000 persona ne vit humbin jeten nga kanceri malinj dhe semundjet e tjera tumorale. Shkaku kryesor i numrit te larte te vdekshmerise eshte diagnostikimi i semundjes ne nje stad te avancuar por nuk ngelen pas faktore te tjere si konsumimi i shpeshte i alkoolit dhe duhanit qendrimi ne ajer te ndotur prania e kimikateve afer zonave te banimit menyra e te jetuarit te ushqyerit etj. Edhe uji i ndotur mund te jete nje nga faktoret kryesore te shfaqjes se tumoreve te ndryshme. Por sipas pacienteve ne pjesen me te madhe te rasteve shkak per vdekjen te semureve nga kanceri eshte edhe mungesat e ilaceve ne spitale. Te semuret duke mos pasur mundesi per ti blere ato ne menyre private pasi ilacet per kurimin e ketyre semundjeve kushtojne shume shtrenjte neglizhojne semundjen deri ne humbjen e jetes para kohe.

Apeli
Specialistet e Spitalit Onkologjik ne QSUT thone se edhe pse kanceri konsiderohet si nje nga semundjet me te rrezikshme ne bote dhe qe shifrat e te prekurve jane alarmante shqiptaret akoma nuk jane te ndergjegjesuar per rrezikun qe u kanoset. Sipas tyre ata i drejtohen ketij spitali vetem kur semundja ka avancuar duke neglizhuar keshtu vizitat rutine te mjeku i familjes dhe trajtimin ne kohe te semundjes. Lidhur me kete shqetesim organizata te ndryshme ne mbare boten por edhe ne Shqiperi organizojne fushata te ndryshme sensibilizuese per parandalimin dhe kurimin e semundjes se rende. Vitin qe kaloi ne Diten Boterore Kunder Kancerit Organizata Boterore e Shendetesise doli me sloganin Edhe kanceri mund te parandalohet. Ketu parashikohet sensibilizimi i te gjitha popullatave ne bote se kanceri mund te parandalohet duke mos perdorur duhanin te hash ne menyre sa me biologjike te mbash dieta te ushtrosh sportin si edhe te ndjekesh nje kontroll te vazhdueshem dhe keshillat mjekesore. Studimet e fundit tregojne se rreziku nga kanceri i mushkerive ne mase te madhe eshte zvogeluar edhe me konsumimin e veres se zeze me saktesisht me 2 per qind me pak rrezik me cdo gote shtese te veres se zeze ne muaj.

Semundja
Semundja e kancerit eshte nje term i pergjithshem qe perdoret per nje grup me rreth 100 semundje te cilat mund te prekin cdo pjese te organizmit. Terma te tjere sinonim qe perdoren jane tumori dhe neoplazma. Kanceri ne mushkeri shkaktohet nga konsumi i alkoolit apo duhanit. Sipas mjekeve onkologe kjo semundje eshte me e perhapura ne vendin tone dhe prek kryesisht meshkujt. Te dhenat tregojne se rreth 306 raste shfaqen cdo vit me kete lloj semundjeje nderkohe qe persa i perket vdekshmerise se tyre nuk ka te dhena te sakta. Pas tumoreve ne mushkri jane ato ne lekure te cilat shenojne 291 raste dhe mendohet se shkaktohen nga rreze te demshme apo edhe semundje te lekures te cilat avancojne deri ne tumore. Prostata eshte nje nga llojet e tumoreve qe rrit rastet nga viti ne vit te meshkujt. Jane rreth 130 raste te reja me kete lloj semundjeje gjate nje viti. Por edhe kanceri i stomakut vazhdon te shenoje nje numer te madh rastesh te meshkujt dhe sipas mjekeve renditet i pesti duke shenuar rreth 100 raste gjate nje periudhe 12-mujore. Llojet e tjera te kancerit qe kane rreth 100 raste ne vit jane sistemi nervor qendror larinksi leucemia dhe limfoma malinje. Nderkohe sipas studimeve numrin me te vogel te rasteve e shenon kanceri ne melci. Ne po kete periudhe kohore regjistrohen 1700 meshkuj te cilet preken nga kete 10 lloje te kancereve dhe nga keta 456 persona preken nga tumore te llojeve te ndryshme. Persa u perket femrave pjesa me e madhe e tyre preken nga tumoret ne gji i cili shkakton 400 viktima ne vit nderkohe qe numri i te prekurave eshte me i madh. Numri i femrave te prekura nga kanceri i qafes se mitres mbetet gjithashtu shqetesues. Keshtu mbi 230 raste te reja shenohen cdo vit. Ndersa tumoret qe shkaktohen ne lekure mbeten ne te njejtat shifra si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

Faktoret

Duhani njihet si nje nga faktoret kryesore per shfaqjen e tumoreve ne mushkeri

Mbetjet toksike dhe industriale shkaktojne kancer te mushkerive dhe menopauze te grate

Pirja e alkoolit njihet si nje nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit te stomakut

Elementet toksike te ushqimet perbejne rrezik per shfaqjen e kancerit te zorres se trashe

Rrezet radioaktive mbeten nje nga shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne lekure

Niveli i larte i hormoneve sjell menopauze te shpejte te grate dhe tumor te qafes se mitres

Konsumimi i ujit te ndotur behet shkak per mutacione te ndryshme dhe shfaqje te tumoreve

Kimikatet qe gjenden ne shtepi jane nje nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkeri

Gazi benzina vajguri sidomos per punonjesit ne keta sektore jane shkaktare per shume tumore

Produktet farmaceutike nese jane te pakontrolluara behen shkak i shfaqjes se tumoreve te ndryshme

Produktet kozmetike te nje cilesie te dobet nxisin shfaqjen e tumoreve te lekures

24 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›