E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mjedisit gjobit 67 bashki e komuna per mosadministrimin e mbetjeve urbane



Drejtori i Inspektoratit te Mjedisit ne Ministrine e Mjedisit Alfred Deshati tha dje ne nje konference per shtyp se kjo ministri ka vene 67 gjoba ne bashkite dhe komunat me te medha ne vend te cilat nuk kane kryer kontrollin e duhur kundrejt firmave qe kane fituar tenderet per trajtimin e mbetjeve urbane. Deshati tha gjithashtu se do te mbyllen te gjitha furrat e gelqeres ne zonen e Fushe-Krujes dhe Krujes dhe se iu eshte hequr leja mjedisore mbi 15 subjekteve qe trajtojne goma. Sipas Deshatit ISHP-ja eshte nje tjeter institucion i cili pervecse te evidentoje shkeljet mjedisore duhet te vendosi gjoba dhe te mbylle aktivitetin e subjektit qe ndot mjedisin. Te gjitha furrat e gelqeres ne Fushe-Kruje do te mbyllen dhe mbi 15 subjekteve u eshte hequr leja mjedisore per trajtimin e gomave. Ligji i jep shume kompetenca Institutit te Shendetit Publik qe duhet te veproje kur behet fjale per shendetin e njerezve - tha Deshati. Keto aktivitete ulin jetegjatesine e njerezve dhe u shkaktojne ketyre te fundit semundje te ndryshme. Pas kerkeses qe Ministria e Mjedisit i ka bere Institutit te Shendetit Publik ka reaguar Alban Ylli drejtori i ketij institucioni. Ylli tha se kompetencat e vetme te ISHP-se jane te beje vezhgime te kryeje analizat dhe tia raportoje keto te fundit Ministrise se Mjedisit dhe Ministrise se Shendetesise. Sipas Yllit ka pasur dhe raste kur ky institucion ka vene dhe gjoba por qe shpeshhere nuk jane marre parasysh.

24 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›