E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi i BB Bota ne prag te krizes tjeter

Bota është vetëm një goditje larg nga përfshirja në një krizë të plotë. Ka qenë ky paralajmërimi i fortë i presidentit të Bankës Botërore, Robert Zellik, në mbyllje të samitit të pranverës mes institucionit të tij dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në WAshington. Sipas Zellik, çmimet e ushqimeve mbeten rreziku kryesor për popullsinë dhe rritje drastike të numrit të njerëzve që jetojnë nën minimumin jetik.

Të kërcënuara janë vendet e varfëra që rrezikojnë, edhe për shkak të papunësisë së lartë mes të rinjve,  të humbasin një brez të tërë. 

Ndërkohë, shefat e Financës së vendeve të G20 kërkuan mbështetje të fortë për qeveritë e reja në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.  Madje, sipas kreut të BB-së, Zellik, një mbëhstetje e tillë është jetike: "Kriza në këto vende, nënvizon sesa nevojë kemi që të vëmë në zbatim konkluzionet e raportit tonë të fundit, duhet të kalojmë nga fjalët në praktikë.  Në raport kemi theksuar rëndësinë e sigurisë qytetare, drejtësisë dhe vendeve të punës”.

Zellik i bëri thirrje Bankës Botërore të mbështesë me shpejtësi reformat në rajon. Pritja për stabilizimin e situatës, në momente revolucionare nuk është dorë fituese, tha ai.

Juli Prifti Azhornuar së fundi ( e diel , 17 prill 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›