E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton ne Japoni ofron mbeshtetje per te prekurit

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton viziton Japoninë, në mes të frikës për rrjedhje të reja radioaktive nga centrali bërthamore i Fukushimës. Agjencia Tepco, e cila shpreson ta mbyllë krizën në Fukushima deri në fund të vitit, ka njoftuar për rritje të niveleve të radioaktivitetit në ujin e detit afër reaktorit numër 2, duke rritur dyshimet për probleme të tjera në central.

Afërsisht 14 mijë njerëz gjetën vdekjen dhe 14 mijë të tjerë janë ende të pagjetur pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit në Japoni. Amerika ka fituar në këtë krizë admirimin e japonezëve, për shkak të përgjigjes së menjëhershme me disa dhjetëra anije dhe avionë sikundër dhe 20 mijë trupa në ndihmë të tyre.

“Ne kemi besim të plotë se Japonia do të tregojë aftësinë ripërtëritëse që keni treguar edhe gjatë kësaj krize, përpara se të zini sërish pozicionin shumë të fortë që mbani në botën e sotme. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ndihmën dhe miqësinë që kanë treguar ndaj popullit japonez” tha Klinton.

Klinton ka takuar kryeministrin Naoto Kan dhe u prit për çaj në pallatim perandorak nga perandori Akihito, një priviligj i rrallë që i rezervohet vetëm kryetarëve të shteteve. Operacioni “Tomodachi” ose “Miqtë” është misioni më i madh amerikan në Japoni dhe Klinton ka siguruar se ndihma do të vazhdojë edhe përmes përfshirjes së biznesmenëve amerikanë në projektet e rimëkëmbjes. Fatura financiare e krizës deri tani llogaritet në 300 miliardë dollarë, fatkeqësia më e shtrenjtë në histori.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›