Alarmi i QSUT-së, fluks në spitale gjatë verës

Stina e verës vë në alarm qëndrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Drejtori i QSUT Sajmir Iviziku dhe përgjegjesi i urgjences Ylli Zeqishti kanë kërkuar nga mjekët që të jenë të përgatitur nga një fluks i madh, për shkak të emergjencave por sidomos nga rastet të shumta të pacientëve që vijnë nga rrethet.
Ndërkohë një tjetër alarm që prek Qëndren Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë është fakti se të prekurit me tumor zënë pjesën me të madhe të pacientëve. Ndërsa drejtori i QSUT Iviziku është shprehur se për 2010 ka pasur një numër të konsiderueshëm operacionesh që kanë dalë me sukses.
Kreu i QSUT duke bërë bilancin e punës tha se për vitin 2010 janë kryer 6379 operacione, prej të cilave 3030 urgjenca, ndërsa ka theksuar se janë 3075 raste të operuar të moshës 35 deri në 44 vjec, dhe mbi 65 vjeç ka 4544 raste. Si çdo seson veror dhe ky sezon pritet të ketë fluks të larte pacientësh.