E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, grabiten pasaporta biometrike

Grabiten pasaportat biometrike në qytetin e Shtipit, ndërsa policia ka alarmuar qytetarët që të kenë kujdes lidhur me dokumentet personale.
Zëdhënësja e SPB-së në Shtip, Snezhana Saneva deklaroi se grabitja e pasaportave është regjistruar dje në dy banesa, ku qytetarët menjëherë kanë lajmëruar rastet pranë rajoneve të policisë.
 

Policia apeloi qytetarët që të kenë kujdes me dokumentet e tyre personale.
 

"Secili qytetar në rast se humbet pasaportën, në bazë të ligjit ai përballet me kallëzim penal, dhe dënim nga 100 deri në 500 euro", deklaroi Saneva. Ajo shtoi se ditëve të fundit janë shtuar kërkesat për nxjerrjen e pasaportave biometrike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›