E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi për bombë te Gjykata e Tiranës. Evakuohet ndërtesa, ndërpriten seancat.Policia nis kontrollin

TIRANE- Policia ka evakuuar  gjyqtaret, punonjesit dhe gjithe te pranishmit e tjere ne Gjykatën e Tiranës, pas alarmit te dhene per nje bombe brenda ambienteve te saj.

Sipas te dhenave te para mesohet se alarmi është dhënë rreth ores 11.00. Alarmi eshte dhene permes nje telefonate anonime, e cila ka vene ne aksion policine.

Pas sinjalizimit, jane nderprere te gjitha seancat gjyqesore qe kishin nisur apo ishin te planifikuara.

Ekspertet kane nisur kontrollin ne ambientet e gjykates, me ndihmen e qenve nuhates.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›