E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngritja e ZAZ, KQZ shtyn mbledhjen: Të premten

Nga mbledhjet e KQZ

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyre per te premten mbledhjen e sotme, ne te cilen do te diskutohej per ngritjen e ZAZ-ve.

Vendimi eshte marre pas propozimit te nenkryetarit te KQZ-se, Denar Biba, i cili  kerkoi shtyrjen e mbledhjes se sotme te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per projektvendimin “Për miratimin e ngritjes së Zonave të Administrimit Zgjedhor (ZAZ) për Zgjedhjet për Kuvendin 2013″.

Ne nisje te mbledhjes, ai ka kerkuar me mirekuptimin e anetareve per shtyrjen e mbledhjes, per diten e premte ne nje ore qe mund te vendoset me konsensus.

Anetaret e djathte e kane quajtur kerkesen te pajustifikuar, pasi materiali eshte dorezuar ne kohe dhe ne respekt te plote te kritereve ligjore.

Pas kesaj kerkese, KQZ ka hedhur ne vote propozimin dhe ka miratuar me shumice votash shtyrjen e saj.

Sipas relacionit shoqërues të p/vendimit, në bazë të kodit zgjedhor, neni 27, “ZAZ-të miratohen nga KQZ-ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, mbi bazën e numrit të shtetasve me të drejtë vote, në datën e fundit të periudhës zgjedhore për caktimin e zgjedhjeve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›