E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi per bombe te Tajvani fals

Një alarm për bombë tek ish-Parku Rinia ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës. Sipas informacione paraprake, një telefonatë anonime ka mbërritur fillimisht në sallën operative të Policisë së Vlorës, e cila njoftonte se është vendosur një bombë në zonën e ish-Parkut Rinia, konkretisht në ambientet e kompleksit ‘Tajvan’, që ndodhet në qendër të zonë.

Pas këtij sinjalizimi, forca të shumta policie janë vendosur në zonën e sinjalizuar dhe kanë kryer paraprakisht evakuimin e njerëzve që ndodheshin në ambientet e kompleksit ‘Tajvan’, por edhe përreth tij.

Ndërkohë, strukturat e specializuara të policisë së Tiranës kanë nisur verifikimet mbi vërtetësinë e telefonatës anonime, pasi shumë shpesh telefonata të tilla kanë rezultuar false. Nga vëzhgimet në terren të strukturave të Antieksplozivit dhe forcave RENEA në terren, njoftohet se alarmi ka qenë fals, pasi nuk është gjetur eksploziv në vendin ku është pretenduar nga telefonuesi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›