Berisha Zgjedhja e Presidentit proces i negociueshem

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të jetë një proces i negociueshëm dhe kushtetues.
Duke folur në Parlament, Kryeministri deklaroi se në Partinë Demokratike ka personalitete për t'i shërbyer vendit.
"Unë nuk mund të propozoj një emër nga opozita, atë e propozoni ju", iu drejtua Berisha, deputetëve të opozitës.
Më herët ishte kryetari i deputetëve socialistë në Kuvend, Gramoz Ruci, ai i cili theksoi se opozita nuk kërkon një president të Partisë Socialiste, por një president për të gjithë shqiptarët.
"Shqipëria nuk duhet të ngelë për herë të tretë pa statusin e kandidatit. Nëse ndodh kjo, atëherë përgjegjësia është e kryeministrit", tha Ruçi.
Ruçi: Të përfundojmë reformat. Zbatoni rekomandimet e ODIHR
Kuvendi e ka nisur seancën plenare të së enjtes me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë së Himarës.
Menjëherë pas kësaj ishte kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi, i cili në lidhje me këtë ngjarje e gjithë klasa politike duhet të nxjerrë përgjegjësitë që i takojnë.
"Organet kompetente duhet të bëjnë punën e tyre, por politika duhet të kishte bërë shumë në planin legjislativ për të parandaluar dhe për të pakësuar aksidente të tilla", tha Ruçi.
Ndërkohë duke folur për rendin e ditës, Ruçi kërkoi që sot të diskutohen reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare.
"Në këtë seancë duhet të shqyrtonim dy reforma për të cilat ka përfunduar afati", tha Ruçi. Kryetari i deputetëve socialistë theksoi se ODIHR,në një prej rekomandimeve të veta, kërkon rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,por sipas Rucit, këtë Kryeministri bën sikur nuk e lexon, e pikërisht këtu ka mbetur edhe reforma zgjedhore.
Patozi: Opozita përgjegjëse për bllokimin
Kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi u shpreh se sot do të kishte qenë e udhës të përfundohej puna për reformat parlamentare dhe zgjedhore.
Patozi akuzoi opozitën se po kërkon të bllokojë reformat dhe të pengojë zbatimin e sugjerimeve të komisionerit për Zgjerimin, Shtefan Fyle.
"Maxhoranca i ka votat për të zgjedhur presidentin e vetme, por nuk ka votat për të miratuar reformat. Opozita nuk i ka votat për të zgjedhur presidentin e vetme, por i ka votat për të bllokuar reformat", tha Patozi.