E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmohen institucionet në vend! Pas email kërcënuese, nis kontrolli në SPAK për lëndë eksplozive

Autoritetet kanë nisur kontrollet me qen, nëse në ambientet e institucioneve ku janë dërguar email-e kërcënuese dhe terroriste ka ose jo eksploziv.

SPAK është institucioni i parë që është kontrolluar, ndërsa paraprakisht mësohet se deri më taninuk është gjetur eksploziv.

Më herët reagoi edhe Policia e Shtetit, e cila tha se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe të adresës elektronike nga e cila janë dërguar këto kërcënime.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›