E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alaudin Malaj zgjidhet kryetar i Apelit

Tirane Gjate mbledhjes se djeshme Keshilli i Larte i Drejtesise ka miratuar gjithashtu disa vendime te rendesishme qe lidhen kryesisht me funksionimin e Gjykates se Apelit Tirane. Me shumice votash KLD zgjodhi dje kryetarin e Gjykates se Apelit Alaudin Malaj i cili ka mbajtur kete detyre si kryetar i komanduar pas disa muajsh. Vendimi i KLD-se per zgjedhjen e Malajt ne krye te nje prej gjykatave me te rendesishme ne vend erdhi shqyrtimi i projekt-aktit perfundimtar te vleresimit te kryeinspektores se Inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise per gjyqtaret e Gjykates se Apelit Tirane Alaudin Malaj dhe Zamir Poda. Sipas raportit dhe diskutimeve ne mbledhjen e djeshme dy gjyqtaret kane marre vleresimin shume mire per aftesite e tyre profesionale te treguara gjate ushtrimit te detyres. Po ashtu KLD deklaroi mbarimin e mandatit te gjyqtarit te Gjykates se Apelit Tirane z.Seit Xhoxhaj per shkak te mbushjes se moshes per dalje ne pension.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›