E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doreheqja e Spahiut debatet 2-oreshe Topi-Halimi ne mbledhjen e KLD

Leonard Bakillari

Tirane Keshilli i Larte i Drejtesise miratoi dje mes debatesh te ashpra doreheqjen e zv/kryetarit Kreshnik Spahiu i cili nuk ishte i pranishem ne mbledhjen e zhvilluar me dyer te mbyllura. Debati i zhvilluar kryesisht mes dy grupimeve te KLD-se te drejtuara nga presidenti Topi dhe ministri i Drejtesise Halimi ka pasur ne qender te vemendjes dy kerkesa te bera gjate mbledhjes se djeshme. E para ka qene kerkesa e Kreshnik Spahiut per shpalljen si te perfunduar te mandatit te tij pas dhenies se doreheqjes. Kerkesa e dyte e pasuar me replika po aq te ashpra ka qene ajo per nisjen e procedurave te zevendesimit te Spahiut. Nje kerkese e tille u artikulua publikisht vetem pak dite me pare nga kreu i Shtetit Bamir Topi i cili tha se zv/kryetari i ri do te zgjidhet ne mbledhjen me te afert te KLD-se. Por me dy kerkesat e parashtruara nuk ka qene dakord ministri i Drejtesise Eduard Halimi i cili ka replikuar me presidentin Topi. Burimet brenda KLD-se thane per MAPO-n se ministri Halimi nuk ka qene dakord qe te shqyrtohej ne rendin e dites kerkesa e Kreshnik Spahiut per doreheqjen dhe shpalljen e perfundimit te mandatit. Ne kete pjese te diskutimeve e cila ka zgjatur per me shume se nje ore ministri i Drejtesise ka thene se nuk eshte normale qe kjo kerkese te shqyrtohet ne rendin e dites pasi Parlamenti ka ngritur nje komision hetimor i cili po shqyrton veprimtarine e z.Spahiu dhe per kete arsye KLD duhet te prese vendimin e komisionit pasi nje procedure e tille nuk eshte normale. Por kjo kerkese eshte kundershtuar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi i cili ka thene se KLD duhet te miratoje kerkesen e Spahiut per doreheqjen nderkohe qe komisioni hetimor nuk cenohet ne punen e tij ne rast miratimi te kerkeses se bere nga zv/kryetari i KLD-se. Mesohet se gjate mbledhjes anetaret jane pozicionuar pro dhe kunder kerkeses se bere nga zv/kryetari Spahiu i cili pak dite me pare dha doreheqjen nga ky post. Madje gjate debateve eshte lene te kuptohet se doreheqja e Spahiut eshte nje loje e tij ne bashkepunim me Presidentin e Republikes. Topi ka thene se doreheqjen e Spahiut e ka marre vesh nga mediat duke rikonfirmuar qendrimin e pak diteve me pare qe e quan akt individual doreheqjen e numrit dy te KLD-se. Pas debatesh te shumta eshte vendosur qe kjo ceshtje te hidhej ne votim i cili ka dale 8 me 5 pro kerkeses se Spahiut per deklarimin e mbarimit te mandatit. eshtja tjeter po aq e debatuar kryesisht mes Topit dhe Halimit ka qene propozimi per nisjen e procedurave per zevendesimin e ish-zv/kryetarit te KLD-se. Nisur dhe nga deklarata e pak diteve me pare kur Presidenti Topi tha se z.Spahiu do te zevendesohej ne mbledhjen me te afert te KLD-se nje nisme e tille eshte propozuar zyrtarisht ne mbledhjen e djeshme. Por serish ministri i Drejtesise e ka kundershtuar nje propozim te tille duke thene se ne nje rast te tille eshte mire qe Parlamenti te perzgjedhe anetarin e ri te KLD-se dhe me pas te vijojne procedurat per zevendesimin e anetarit te dorehequr. Me shumice votash eshte vendosur qe KLD ti drejtohet Parlamentit per te kerkuar zevendesimin e vendit te lene vakant nga doreheqja e Spahiut ndersa perkohesisht me propozim te Presidentit te Republikes u vendos te autorizohet kryeinspektorja e Inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise Valbona Vata te kryeje drejtimin administrativ te ketij institucioni deri ne zgjedhjen e zv/kryetarit.

Replikat ne mbledhjen me dyer te mbyllura

Halimi Nuk jam dakord qe te shqyrtohet ne rendin e dites kerkesa e Kreshnik Spahiut per doreheqjen dhe shpalljen e perfundimit te mandatit. Parlamenti ka ngritur nje komision hetimor i cili po shqyrton veprimtarine e z.Spahiu dhe per kete arsye KLD duhet te prese vendimin e komisionit pasi nje procedure e tille nuk eshte normale.

Topi Akti i doreheqjes eshte individual dhe ne nuk mund te nderhyjme ne te. KLD do te shprehet me vote per kete kerkese nderkohe qe komisioni hetimor nuk cenohet ne punen e tij.

Anetar i KLD Menyra se si u dha kjo doreheqje te le te kuptosh se behet fjale per nje loje te organizuar8230

Topi Une e kam marre vesh nga mediat ashtu si edhe ju doreheqjen e zotit Spahiu. I qendroj deklarates sime se ai eshte nje akt individual.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›