Alban Bunjaku hettrik per Arsenalin

Mesfushori kosovar i te rinjve te Arsenalit Alban Bunjaku ia ka treguar vendin skuadres Ipswich Town ne kampionatin U-18 per ti dhuruar akademise se Arsenalit fitoren e dyte ne dy ndeshje.
Mesfushori ofensiv zhbllokoi rezultatin ne minuten e 14-te para se ta dyfishonte rezultatin per vetem 60 sekonda.
Bunjaku e kompletoi hettrikun e tij tete minuta pa perfunduar pjesa e pare para se nje gol i nderit i Caolan Laveryt ta vuloste rezultatin perfundimtar 3-1 per Arsenalin.
Ishte kjo nje paraqitje fantastike e kosovarit i cili realizoi tre gola brenda 23 minutave ne pjesen e pare.