Alban Bushi: “Më mohuan një penallti 100%”

Sulmuesi shqiptar i Apolon Kallamarja, Alban Bushi u shpreh për mediat greke se i kishin mohuar një penallti gjatë ndeshjes se humbur 2-3 me Panathinaikos, ku Bushi shënoi dhe golin e parë të takimit (3'): "Ishte 100% penallti. Nëse do të ishte minuta e parë e ndeshjes gjyqtari do ta kishte dhënë. Këtu në Greqi nuk ka lojtarë të mëdhenj, por vetëm dy fanela të mëdha, ato të Olimpiakos dhe Panathinaikos. E patë vetë që ne ishim më të mirë për 90 minuta se sa Panathinaikos. Luajtëm për të marrë fitoren. Panathinaikos nuk ishte më i miri. Mungon përvoja të shumë nga lojtarët tanë"
Mina Petro
![]()