Memellli-Gashi golat e Bran kunder Helsingborg

Skishte si te ndodhte ndryshe,e kishte treguar gjate gjithe sezonit futbollistik qe ishte lojtari qe bente ndryshimin.Behet fjala per Migen Memellin i cili sot ishte percaktuesi ne ndeshjen mes Bran dhe Helsingborg.Kjo ndeshje qe ishte e vlefshme per Royal Ligen ballafaqoi dy skuadrat pretendente per tu kualifikuar me tej.Skuadra norvegjeze Bran kishte goxha mungesa te rendesishme dhe perballe nje kundershtari te forte si Helsingborg nga Suedia edhe barazimi i arritur ben pune.E rendesishme eshte nje korcari Memelli luajti 90 minuta tregues i qarte i nje pergatitje te larte fizike dhe ishte deciziv me golin e tij te minutes se 85 kur barazoi rezultatin ne 2-2 qe ishte pefundimtari dhe i siguroi 1 pike Branit.E vecanta e takimit eshte se edhe shqiptari tjeter i kesaj skuadre Ardian Gashi shenoi golin tjeter per Bran.Mediat i benin elozhe lojes se Memellit dhe njera nder to kishte bere nje gjetje te bukur kur shprehej se ushtari Memelli i cili luajti jo aq sa duhet ne kampionat mori gradat sot duke treguar qe eshte i gatshem per vendin e titullarit.Kur jemi tek Royal Liga edhe Jahmir Hyka ishte prezent sot me 25 minuta loje dhe u be asistuesi i golit te 3 per skuadren e tij Rozenborg qe humbi 5-3 me skuadren daneze Odense ne Danimarke.Kujtojme qe kjo skuader ishte prane nenshkrimit me sulmuesin shkodran te Tiranes Hamdi Salihi por ky i fundit e refuzoi ate.Do ishte ideale per Salihin nese do behej pjese e kesaj skuadre qe po ecen shume mire jo vetem ne kampionatin danez por edhe ne kupen UEFA
![]()