E Diel, 1 Nëntor 2026

Alban Hajdinaj: "Onufri", celesi i artit modern ne Shqiperi Izaura Ndoj

"Piktura e jetes moderne", nje ese e simbolistit Sharl Bodler mbi artet, e shkruar 150 vjet me pare eshte koncepti i perzgjedhur per edicionin e 18 te ekspozites se pervitshme dhe me te rendesishme "Onufri 2011". Me kete ese kritike, Bodler hedh idene se arti ka qene modern ne te gjitha koherat dhe jep celesin se si ne te kuptojme modernitetin e epokave te meparshme. Ne kete edicion, ekspozita nderkombetare synon te shkoje drejt nje kerkimi te rrenjeve te modernitetit ne Shqiperi. Ose thene ndryshe: Te shohesh te tashmen, duke kuptuar te shkuaren. Ne nje interviste per "Koha Jone", kuratori Alban Hajdinaj rrefen punen mbi ekspoziten antologjike, mbi tematiken e modernitetit me autore te djeshem e te sotem, te perfaqesuar ne gjithe natyrat e mediumeve. Nje juri nderkombetare do te vleresoje sonte artin modern, te djeshem dhe te sotshem shqiptar, me cmime, tre punet me te arrira nga piktoret pjesemarres. Ne muajin dhjetor, "Onufri" celi portat per te prezantuar punimet e rrenjeve te modernitetit shqiptar. Ishte pikerisht viti 1991, kur piktura shqiptare nisi rrugen ku nuk do te ndjehej me tutela e nje drejtimi te vetem artistik, sic provoi gjate 50 vjeteve diktature. Me shume se ne artet e tjera, tani ne pikture vihet re nje hapesire me e larmishme dhe me e madhe. Kjo ekspozite me tradite tashme, pas thyerjes se bllokut komunist, ku shikonte artin si nje pengese apo degjenerim te brezit te ri, do te finalizohet ne edicionin e 18-te te saj. "Onufri", i organizuar per here te pare ne vitin 1993, mban emrin e Onufrit, kryemjeshtrit te piktures se shekulli XVI. Ekspozita do te qendroje e hapur deri ne daten 4 shkurt 2011.

"Piktura e jetes moderne" eshte ekspozita qe sot kurorezon fituesit e edicionit te 18-te. Ju, si murator, keni gjetur nje pike shume te forte, ate te linjes historike?

Ekspozita tashme eshte drejt mbylljes, edhe pak dite kane mbetur eshte momenti i ndarjes se cmimit. Per kete edicion te 18, ne kemi ekspozuar dhe realizuar edhe nje katalog, eshte nje katalog cilesor dhe teper domethenes, pasi me ne fund, pas ca kohesh, ja arritem qe te realizojme edhe kete katalog, pasi sic dihet, buxheti per vite me radhe ka qene i cunguar dhe "Onufri" here e ka pasur e here nuk e ka pasur. Per kete arsye, them se kjo eshte nje arritje jo pak e vogel per buxhetet qe na akordohen. Nga pikepamja ime personale, besoj qe ekspozita ja arriti qellimit te saj. Kur them ja arriti qellimit te saj kam parasysh edhe reagimet e publikut, te cilet jane perballur me nje ekspozite ndryshe. Edhe pse shume opinione kane qene negative, une si murator e kam pare te gjithe situaten si pozitive, qe do te thote qe ekspozita ka bere pershtypje, pasi ka bere te mundur dallimin nga ekspozitat dhe konceptet e tjera te "Onufrit". Nuk ka shume rendesi nese publiku eshte pajtuar me kete, por secili ka arritur te pyetja se sa bashkekohor eshte arti? Cdo te thote art bashkekohor? Ky ka qene qellimi im kryesor ne kete kurim, qe une kam bere.

Mendoni se ky koncept mbi artin bashkekohor ka depertuar te publiku?

Nga ky edicion kam pare qe publiku nuk ka ngelur indiferent, njerezit kane reaguar. Kerkesa per nje ekspozite te suksesshme eshte paksa absurde. Po te hyjme ne debatin per artin dhe cfare eshte suksesi, hyjme ne nje retorike shume te gjate dhe mendoj se nuk ka shume kuptim. Personalisht, jam i kenaqur me ate cka ekspozita realizoi mbi kete koncept dhe kete linje.

Pjese e "Onufrit" jane autore te djeshem e te sotem, te perfaqesuar ne gjithe natyrat e mediumeve?

Pjesemarrja ka qene e kufizuar, sepse pjesemarrja varej nga kurimi qe bera une. Pjese e ketij edicioni nuk kane qene shume artiste, kjo per faktin se une zgjodha te beja nje ekspozite, ku gati gjysma e piktoreve, ishin historik dhe disa prej tyre nuk jetojne me. Kjo bente qe numri i artisteve pjesemarres qe jetojne dhe punojne sot, te ishte me i vogel, nga ana tjeter, une jam perpjekur qe te perfshije ne ekspozite me shume artiste te rinj dhe fare pak emra te njohur te artit shqiptar. Pjesemarrja e artisteve te rinj, ne kete edicion, ka qene nje tendence, pasi kam dashur qe t'u le me teper hapesire te rinjve, por edhe se te ta kam pare nje art cilesor.

Pervec linjes historike qe e cilesuam me lart, ne kete edicion te "Onufrit" jane ekspozuar edhe gjini te tjera te piktures?

Gjinite qe pershkruan kete ekspozite jane ato klasike, piktura, vizatimi, skulptura dhe fotografia. Tri gjini, te cilat i qendrojne besnike percimit te imazhit, percimit te artit figurativ dhe realist, nese mund ta quajme. Nje lloj arti, i cili ne thelb nuk eshte eksperimental, pra mund te konsiderohet konservator. Ky lloj arti ka qene nje orientim i ekspozites jo i rastesishem, pasi vitet e fundit ne edicionet e "Onufrit" kemi pare video-instalacione, zhanre, te cilat nuk kam asgje kunder, por, kesaj radhe, vendosa t'i jap nje orientim te tille, pasi si kurator i saj nuk doja te bija ne nje perseritje te edicioneve te kaluara. Ky art konservator, sic ne e cilesojme, nuk eshte se nuk kane me vlera, por ne vendin tone, ne kulturen tone, ne debatin tone mbi artin, mendoj se nuk eshte shtruar kurre ne kete forme dhe ne nuk kemi arritur ta superojme ate faze nga pikepamja kritike. Me ane te ketij koncepti jam perpjekur ta rilidh historine tone te artit me nje pike, duket se i perket te shkuares, por, ne fakt, ai na tregon se problemet e artit ne Shqiperi vazhdojne.

Mendoni se "Piktura e jetes moderne" ja arriti qellimit?

Mund te beja nje ekspozite, ndoshta, dhe me ndryshe, por brenda ketij koncepti. Por duke pasur parasysh kohen e kufizuar dhe kushtet mendoj se dicka kam arritur me edicionin e 18 te Onufrit "Piktura e jetes moderne".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›