E Diel, 1 Nëntor 2026

Romet pa shtepi, strehohen tek Avokati i Popullit

Dhjetera persona, shumica gra e femije te mitur nga komuniteti rom, kane ngritur cadrat ne ambientet e institucionit te Avokatit te Popullit. Qellimi eshte gjetja e nje menyre per strehimin e tyre, sepse qe nga djegia e barakave te tyre te Stacioni i Trenit, e kane te pamundur te ngrene cadra diku tjeter, pasi tokave u ka dale pronari. Ka qene ora 10:30 minuta kur disa rome, burra, gra e femije te hipur ne kamioncina te vogla, jane pare dje paradite te hyjne ne ambientet e institucionit te Avokatit te Popullit. Romet ngriten cadra dhe theksuan se ky do te jete strehimi i tyre derisa Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale t'u siguroje strehim. "Kemi femije te vegjel, shumica jane semure nga i ftohti, sepse ne jemi strehuar gjate gjithe kesaj kohes ku te mundeshim. Na dogjen shtepite, gjetem nje strehim tjeter, aty na perzune, pasi toka kishte pronar. Drejtorite ne Ministrine e Punes na kane mbyllur deren. Kerkojme zgjidhje", shprehet nje prej romeve. Romet jane shprehur te zhgenjyer nga premtimet e pambajtura te Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale per sistemimin e 48 familjeve rome ne banesa sociale, ne zonen e Sharres. Nisma e djeshme e anetareve te komunitetit rom vjen pas premtimit qe Avokati i Popullit, Igli Totozani, dha nje dite me pare se nese nuk gjendet zgjidhja per 15 familjet rome qe i ka perzene pronari i tokes ne Babrru, do t'i strehonte ata ne oborrin e institucionit qe ai drejton. Duke ndjekur kete premtim, ata kane marre plackat dhe jane transferuar tek Avokati i Popullit. Drejtuesi i ketij institucioni, Igli Totozani, deklaroi se do t'i kerkoje ndihme dhe organizatave te ndryshme joqeveritare qe kane per objekt te punes qytetaret rome. "Po keshtu, do t'u kerkojme ndihme dhe institucioneve shendetesore", tha Totozani. Ai informoi se dy dite me pare, ka pasur nje takim me ministrin Ksera. "Ai ishte shume i gatshem dhe me premtoi se gjate dites se djeshme do te merrej me kete qellim. Por, afati qe u kishte lene pronari per t'u larguar, qe ishte 1 Shkurti, perfundoi dhe keta njerez mbeten ne rruge", u shpreh Avokati i Popullit. Me 30 janar, Avokati i Popullit, Igli Totozani, vizitoi familjet rome, te cilat u debuan me dhune 10 muaj me pare nga kasollet tek ish-Stacioni i Trenit. Perfaqesues te komunitetit kerkuan nga Totozani mbeshtetje, pasi afati qe u vendosi pronari i tokes ku jane vendosur cadrat per largim, do te ishte data 1 Shkurt. Nga ana e tij, Avokati i Popullit garantoi mbeshtetje maksimale, si dhe premtoi se do ta ngrinte ceshtjen ne organet me te larta te qeverisjes vendore dhe qendrore, per gjetjen e nje zgjidhjeje te qendrueshme.

Igli Totozani: Emergjencat civile te gjejne zgjidhje

Avokati i Popullit i ka nisur nje shkrese drejtorit te Pergjithshem te Emergjencave Civile, Alfred Olli, qe te marre masa per zgjidhje te problemeve te romeve, nisur nga situata meteorologjike e ketyre diteve dhe situata qe ka perfshire kete komunitet. Ai ka kerkuar "marrjen e te gjitha masave te mundshme organizative per pergatitjen e vendstrehimeve apo vendqendrimeve provizore per grupe te tilla ne nevoje emergjente, si pjesetare te komunitetit rom, personave endacake apo te pastrehe dhe kedo tjeter qe kerkon ndihme nga organet e pushtetit vendor, me qellim parandalimin e situatave qe mund te rrezikojne jeten apo shendetin e tyre, vecanerisht te femijeve".

Alfred Olli: Nuk eshte kompetenca ime

Kreu i Emergjenca Civile, Alfred Olli, tha mbreme per gazeten "Koha Jone" se ende ne zyren e tij nuk ka mberritur asnje shkrese ne lidhje me situaten e krijuar me komunitetin rom. E, megjithate, ai u shpreh se nuk eshte aspak ne kompetencat e tij dhe te institucionit qe ai drejton, per t'u marre me kete ceshtje.

Cilat jane kompetencat e Avokatit te Popullit

Ligji per Avokatin e Popullit, Nr.8454, date 4.2.1999, i plotesuar edhe me dy ligje te tjera te mevonshme, parashikon vetem iniciativa per hetime dhe berjen e rekomandimeve per nje ceshtje te caktuar. Keshtu, ne nenin dy te ketij ligji thuhet se "Avokati i Popullit mbron te drejtat, lirite dhe interesat e ligjshem te individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e te parregullta te organeve te administrates publike, si dhe te te treteve qe veprojne per llogari te saj". Neni 17 i po ketij ligji percakton se Avokati i Popullit, pasi njihet me ankesen, kerkesen apo njoftimin per nje shkelje, vendos: Ta pranoje ose jo ceshtjen per shqyrtim, t'i ktheje pergjigje te interesuarit, duke i treguar te drejtat dhe rruget nepermjet te cilave ai mund ta mbroje kete te drejte dhe t'ia kaloje ceshtjen organit kompetent. Ne asnje prej neneve te ligjit te posacem nuk parashikohet ndonje veprim i tille, sic ndodhi dje me anetaret e komunitetit rom.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›