E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Skenderaj së shpejti baba

Ata janë të dashuruar prej shumë vitesh, dhe duket se marrëdhënia e Miriam Canit me Alban Skënderajn po shkon më së miri e duket se edhe për një kohë të gjatë çifti nuk planifikon dasmë.

Të paktën kështu janë shprehur të dy shpesh kur u është bërë kjo pyetje në media.Por së fundmi, ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë fansave të këngëtares së njohur janë disa foto të fëmijëve të postuara në Facebook-un e saj.

Postimi i tyre ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se ndoshta Miriam është në pritje të një fëmije, apo se ka dëshirë të bëhet nënë.Megjithatë, ky mbetet thjesht një supozim dhe dëshirë e fansave, pasi nga njerëz të afërt rreth saj nuk pohohet diçka e tillë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›