Eneda, flet për besimin në Zot

Eneda Tarifa këto kohë po përjeton emocionet më të ëmbla për një femër, duke qenë shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Për këngëtaren e njohur dhe prezantuesen e “Portokallisë” ky është një moment i veçantë, të cilin ajo po e shijon në tërësinë e tij.
"Portokallia" tashmë është bërë shtëpia e saj dytë: "Është bërë vërtet pjesë e imja dhe realisht edhe kur jemi me pushime të gjata mua më mungon shumë. "
Megjithatë, as këto kohë nuk ka munguar muzika, e cila tashmë vjen dyfish e fortë, me emocione të dyfishta, pasi Eneda deri tani ka vazhduar punën e saj normalisht në “Rockstok”, duke kënduar live çdo fundjavë.
"Mund të them që muzikën e kam harruar pak në kuptimin e prodhimtarisë së re dhe gjërave të reja, por këtë e kompensoj duke kënduar live çdo javë, ndaj nuk e ndjej këtë mungesë, si dhe nga emocionet që më jep publiku. Veç kësaj, të them të drejtën më është zbehur pak motivi për të sjellë gjëra të reja,'' ka thënë ajo për "Mapo".
Mes tjerash, ajo ka folur edhe për besimin në Zot, duke thënë:
"Besoj më shumë në një forcë të jashtëzakonshme që ka njeriu brenda vetes, por nuk besoj shumë tek Zoti. Vetë nuk jam besimtare. Ka shumë raste në jetë kur unë mund të dyshoj dhe të them që kjo është dora e Zotit, si tani të përjetimeve që ndjej me beben që mbaj. Këtu mendoj se ka diçka të mbinatyrshme. Janë dy zemra që rrahin brenda një trupi. Është një jetë që ti e ndërton nga trupi yt, mishi, gjaku yt. Kjo është diçka e mrekullueshme, diçka që të mahnit." /Indeksonline/