Albana Osmani portretizon ushtarin e UÇK-së

Moderatorja e njohur dhe një nga vajzat më simpatike të ekranit, Albana Osmani, këto kohë i është përkushtuar pasionit të saj, pikturës.
Ajo madje ka bërë edhe një dhuratë të bukur për pavarësinë e Kosovës, portretin e një ushtari të UÇk-së.
“Në 5-vjetorin e Kosovës, ndërsa dhe unë urova në faqen me shumë miq urimin tim, ndërsa shikoja në internet të thëna e të pathëna, ndalova në portretin e këtij ushtari. Sytë e tij të përlotur kushedi sesa ngjarje të dhimbshme kishin parë dhe kushedi sa herë kishte uruar ditën në të cilën sytë e tij do përloteshin nën ngjyrën e flamurit, i cili do valëvitej i lirë. Sot harrova orët që po kalonin dhe ndërsa mbi telajo nisa të realizoj portretin e tij, më erdhën ndër mend ata që u strehuan në pallatin tim aso kohe. Një doktor që rrinte i ulur, i heshtur, as nuk hante, as nuk pinte, për ditë dhe që gruaja e tij, një zonjë që nuk mbante mend as emrin e saj, pas humbjes së dy vajzave të tyre gjatë luftës”, ka shkruar Arbana./Indeksonline/