Albana Vokshi thirret nga Gjykata e Prizrenit
Deputetja shqiptare, Albana Vokshi është thirrur të dëshmojë në Gjykatën e Prizrenit, në Kosovë, lidhur me incidentin e nëntorit me policinë kufitare kosovare.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë burime nga kjo gjykatë të cilat theksojnë se Gjykata e shkallës së parë do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
I
ncidenti i 14 nëntorit mes deputetes shqiptare dhe policisë kufitare të Kosovës solli polemika të shumta mbi sjelljen e Vokshit.
Në një debat me policët, të cilët e kishin ndaluar për kontroll, deputetja e Partisë Demokratike iu drejtua atyre duke i cilësuar si “kafshë”.