Albani: Ballë për ballë

Këngëtari Alban Mehmeti, i cili u bë i njohur me grupin "Aurora", ka paralajmëruar publikimin e një projekti të ri muzikor. Bëhet fjalë për videoklipin e këngës me titull "Ballë për ballë".
Duke folur për Indeksonline, Mehmeti ka bërë të ditur se kënga është e zhanrit baladë, ndërsa planifikon ta promovojë gjatë kësaj jave.Teksti dhe muzika janë shkruar nga Ilir Berani, orkestrimi nga Jeton Berisha, ndërsa videoklipi është duke u finalizuar nga produksioni "EMF Creative".
Ky është videoklipi i katërt në karrierën solistike të Albanit, që pason këngët "1,2,3 minuta", "Ti më çmend" dhe "Telefonom". /Indeksonline/