E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 10 vitesh, i rikthehet kanceri

Pasi e mposhti sëmundjen e kancerit 10 vjet më parë, artistja amerikane Anastacia detyrohet tani të anulojë të gjitha datat e turit të saj botëror. 
 
“Ndihem keq sepse po zhgënjej të gjithë fansat e mi që ishin në pritje të turit “It’s a man’s world”. Më thyhet zemra vetë ta mendoj”, janë këto fjalët e shkruara në orët e fundit në Facebook nga këngëtarja, pasi testet mjekësore i diagnostikuan asaj tumor në gji.
 
Anastacias i është diagnostifikuar për të dytën herë tumori, pasi e mundi me sukses atë në 2003. 

Pas marrjes së përgjigjeve të analizave janë anuluar menjëherë të gjitha angazhimet e këngëtares si dhe turi i saj në Evropë. Tani Anastacia mendon vetëm për shëndetin e kërkon që të respektohet privatësia e saj. 
 
Anastacia ishte shumë entuziaste për turin evropian që duhej të niste më 6 Prill në Londër. Më bën të ndihem keq mendimi se po zhgënjej fansat e mi që ishin në pritje të "It's a man's world Tour''. Më dhemb zemra t'ju zhgënjej", ka thënë këngëtarja. 
 
Anastacia do të vazhdojë të shkruajë e të rregjistrojë albumin e ri, pavarësisht diagnozës dhe shpreson të programojë një tur të ri sa më shpejt të jetë e mundur. Tani më shumë se kurrë është e vendosur të vërë në praktikë moton 'Mos lejo kurrë që tumori të rrëmbejë më të mirën tënde!'".  /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›