Albani dhe Mir5ami, produktiv

Krahas angazhimit të tij në “X Factor”, këngëtari Alban Skënderaj është duke realizuar edhe projektet e tij muzikore.
"Une jam duke punuar shume fort kete kohe, do te degjoni kenge te miat dhe nuk e di a do te pelqehen apo jo, por gjithsesi do te kete shume projekte, si nga une, ashtu edhe nga Miriami gjate ketij viti. Une po punoj mbi nje kenge solo, po bej nje kenge apo qofte edhe nje bashkepunim, pasi nuk e kam vendosur ende, nderkohe qe po punoj edhe dy kenge te tjera ne bashkepunim me disa DJ. Keshtu qe, derisa gjate veres, shume materiale do te publikohen nga une," ka thene ai per mediat shqiptare.
Skenderaj ka folur edhe per shume nga projektet e tij dhe te Miriamit:
"Miriam po xhiron nje videoklip dhe besoj se kenga do te dale per nje jave besoj. Nderkohe, po punoj edhe per nje kenge te dyte per Miriamin dhe besoj se ajo eshte edhe me e bukur. Me siguri ne menyre spontane do na lindi deshira per te bere ndonje duet tjeter bashke, sepse eshte nje gje e pashmangshme. Ky vit do te jete shume produktiv, per te dy ne." /Indeksonline/