E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fansat, urime Sidritit për Emelin

Këngëtari shkodran Sidrit Bejleri, po jeton ditë të lumtura, pasi këtë fundjavë është bërë baba i një vajze.

Lajmin, tenori i njohur e ka publikuar të premten në “Facebook”, përmes një statusi: “Sot deshti Zoti me Madhështinë e Tij, të na japë një nga dhuratat e mëdha, që vetëm Ai mund të japë. Një vajzë, Emelin e vogël. Përqafime! Sid Bejleri”.

Ai ka pranuar urime të shumta nga fansat e tij, të cilët Bejleri i ka falënderuar: "U falënderoj me shpirt, për të gjithë këto urime që i keni dhënë nga ze0ra Emel Bejlerit dhe familjes tonë! Zoti jua pranoftë lutjet e ju shpërbleftë!"

Sidrit Bejleri është një nga emrat më të njohur të botës së muzikës shqiptare. Është diplomuar për kanto në Akademinë e Arteve në Tiranë. Nuk ka zhanër të këndimit të cilin mos ta ketë lëvruar siç vetëm ai di. Këndon opera, muzikal, muzikë të lehtë dhe popullore, por edhe lirika fetare (ilahi). /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›