E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Albania 1” dhe “Albania 2”/ Rama: Kemi shtuar dhe 8 satelitë, mbajmë nën monitorim korrupsionin

Ajo që nisi një vit më parë me skepticizëm për shumë qytetarëe, sot ka  dhënë rezultate  konkrete mbi territorin shqiptarë. Flasim për të dhënat e para të dy sateliteve Albania 1 dhe 2, që në Janar të këtij viti u lëshuan në hapësirë për të fotografuar territorin. Kryemisnitri Edi Rama ndaj ndau disa nga këto rezultate

“Duke u ndalur te çështja për të cilën jemi mbledhur, shumë qeshën e nënqeshën. Siç e patë, deri në 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme për ….16324 metra katrorë të Shqipërisë. Ka qenë periudha më e bukur për gjelbërimin. Bimësia ka një entuziazëm të madh, për shkak të shirave. Por qielli i mbuluar e ka penguar pak punën e kompanisë”, tha Rama.

Kryeministri tha se në hapësirë u shtuan edhe 8 satelitë të tjera nga kompania, për një bazë edhe më të mirë të dhënash,

 

Përveç Albania 1 dhe 2, u shtuan dhe 8 satelitë të tjerë pa pagesë nga kompania për të lexuar imazhe ku kishte mundësi që të shihej territori. Kemi një bazë të leximit të territorit sipas nevojës së dikastereve. Ajo hartë e bën të pamundur abuzimin me territorin e përmbytur. E bën të pamundur korrupsionin”- tha Rama.Satelitët do të na ndihmojnë në shumë procese, siç janë identifikimin e ndërtimeve pa leje. Për agjencitë ligjzbatuese do të jetë më e lehtë konstatimi i kanabisit. Ftoj të rinjtë që janë pjesë e botës të teknologjisë që të përfshihen në këto projekte. 

Rama ftoi të rinjtë që të bëhën pjesë e punësimeve në shtet e konkretisht në sektorin e teknologjisë dhe informacionit, pasi tashmë pagat janë konkurruese

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›