E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti Qytetaret nuk perfaqesohen ne pushtet

Prishtine 21 tetor NOA - Sot ne Universitetin Amerikan ne Kosove drejtuesi i levizjes Vetevendosje Albin Kurti mbajti nje ligjerate hyrese dhe nje diskutim me studentet dhe pedagoget duke u perqendruar rreth konceptit politik te kesaj levizje.

Ne pjesen e dyte studentet dhe pedagoget e UAK i drejtuan pyetje Albin Kurtit per situaten politike ne Kosove qendrimet e Levizjes perballe zhvillimeve te fundit perfshirjen ne zgjedhjet e pergjithshme si dhe per tezat e paraqitura gjate pjeses se pare te diskutimit.

Distanca ndermjet te perfaqesuarit dhe perfaqesuesit te cilen e imponon demokracia perfaqesuese duhet ta frikesoje politikanin perfaqesues e jo qytetarin e perfaqesuar Politikani qe i ka braktisur qytetaret duhet te ndjehet i frikesuar nga qytetaret dhe jo anasjelltas. Pra ai qe ka braktisur dhe jo ai qe braktiset duhet te jete i frikesuar Problemi ne Kosove nuk eshte vetem qe shumica derrmuese e qytetareve sjane te perfaqesuar por qe shumica derrmuese e perfaqesuesve nuk ua mbrojne interesat qytetareve Perfaqesimi i politikanit duhet ta nenkuptoje mbrojtjen e interesave te qytetarit te perfaqesuar etj ishin disa nga temat qe u diskutuan ne kete takim.

Duke perfunduar me tezat se zhvillimi ekonomik nuk duhet te matet thjesht me perqindjen njeshifrore te rritjes ekonomike por me cilesine e mireqenies sociale.

Kur ekonomia eshte e ndare nga shoqeria apo kur shoqeria eshte e ndare nga ekonomia rritja eshte vecse rritje ne zbritje tha Prifti.

Me tej ai shtoi se ndryshimi i pushtetit qe ne duam nuk synon thjesht ndryshimin e pushtetareve por ndryshimin e llojit te shtetit. Institucionet e shtetit jane vendi ku politikani jep pune dhe dije per qytetarin e nuk merr privilegje ne kurriz te tij.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›