E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK-ja kerkon proces korrekt te privatizimit te PTK

PRISHTINE-Lidhja Demokratike e Kosoves eshte per privatizimin e PTK-se si nje aset i rendesishem te ardhurash per buxhetin e vendit por kembengul qe ky proces te kryhet mire dhe me kujdes ka thene kryetari i LDK-se Fatmir Sejdiu gjate nje takimi me Adam Bennettin Keshilltar i Larte ne Departamentin Evropian te Fondit Monetar Nderkombetar.

Lajmin e ka bere te ditur zyra per informim e LDK-se.
Ne kete fryme LDK-ja ka insistuar gjithmone qe procesi i privatizimit ne vend te jete plotesisht transparent tu permbahet normave te ekonomise se tregut te lire dhe ligjeve ne fuqi citohet te kete thene zoti Sejdiu.

Nderkohe vazhdon te mbetet i paqarte fati i strategjise se Poste-Telekomit te Kosoves. Kjo strategji u miratua javen e kaluar ne Kuvend por pervec deputeteve te Partise Demokratike te Kosoves dhe atyre minoritare qe e votuan te tjeret thane se u shkelen procedurat e votimit meqe nuk kishte kuorum.

Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi para prishjes se koalicionit ka thene se do te shqyrtoje mundesine e kthimit te strategjise serish ne Kuvend.

Menyra e votimit te strategjise thuhet se ka qene nje nder arsyet qe ka shtyre Lidhjen Demokratike te Kosoves te braktise koalicionin qeverise me PDK-ne.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›