E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti, as sot në seancën kundër tij

Prishtinë, 22 shkurt, NOA - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk do të paraqitet as diten e sotme gjatë seancës gjyqësore të radhës kundër tij lidhur me protestat e 10 shkurtit 2007. Vetë Kurti ka pohuar se nuk do të paraqitet në ndonjë seancë tjetër gjyqësore kundër tij pasi e ka konsideruar procesin si të motivuar politikisht kundër tij. Në një kohë, kur deri tani rezulton se janë mbledhur 76 mijë nënshkrime të qytetarëve që e kundërshtojnë këtë proces.

Në protestën e 10 shkurtit 2007 u vranë dy qytetarë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Këta të dy kanë qenë aktivistë të lëvizjes qytetare Vetëvendosja, e cila kryesohet nga Albin Kurti.

Ndërkaq, hetimet ndërkombëtare vërtetuan se viktimat u vranë nga plumbat e gomës të gjuajtur nga UNMIK, por ky i fundit nuk mori asnjë përgjegjësi për vrasjet.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›