Albin Kurti nuk do paraqitet në gjykatë

Prishtinë, 21 shkurt, NOA - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje,
Albin Kurti nuk do të paraqitet as nesër në Gjykatën e Qarkut, ku pritet të
rifillojë seanca gjyqësore kundër tij.Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk
Konjufca, i tha Radios Evropa e Lirë, se Kurti nuk do të paraqitet në asnjë
seancë, meqë konsideron se i tërë procesi është i padrejtë.
Ndërkohë, Këshilli kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, njoftoi sot se për gjashtë ditë kanë mbledhur 76 mijë nënshkrime të qytetarëve kundër procesit gjyqësor ndaj Kurtit.
EULEX- i ka rinisur procesin kundër Kurtit, në bazë të lëndës së trashëguar nga UNMIK-u.
Kurti akuzohet për organizimin e një turme që ka kryer vepër penale, për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, si dhe për thirrje në rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë më në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007.
Gjatë kësaj, dy nga protestuesit, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, qenë vrarë nga shkrepja e plumbave të gomës nga ana e policëve të UNMIK-ut.
NOA/EL