E Diel, 1 Nëntor 2026

Albin Kurti shpall vendimin: Vetëvendosje, parti politike, do të futet në zgjedhje

Prishtinë, 12 qershor 2010 NOA Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! komunikoi sot pasdreke zyrtarisht, vendimin për të hyrë në zgjedhjet më të para që do të zhvillohen në Republikën e Kosovës.

Z.Albin Kurti e publikoi këtë vendim në një konferencë të posaçme për shtyp pasi pohoi dhe faktin se për pesë muaj me radhë kishim diskutim të brendshëm lidhur me pjesëmarrjen e Lëvizjes sonë në zgjedhje në të ardhmen.

Kurti shpjegoi se nëpër të gjitha instancat dhe qendrat e Vetëvendosje!-s janë paraqitur përparësitë dhe mangësitë, dobitë dhe dëmet e pjesëmarrjes, përkatësisht mospjesëmarrjes, në zgjedhje.

Kurse pohoi se janë debatuar argumentet dhe kundërargumentet për një kohë kaq të gjatë në mënyrë që vendimi ynë të jetë sa më cilësor.

Kemi vendosur, në parim, për pjesëmarrje në zgjedhje në të ardhmen. Pra, përveç që tashmë nuk e përjashtojmë mundësinë e pjesëmarrjes, po ashtu mendojmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi, - deklaroi Kurti.

Ai pranoi se duket që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë në këtë vit por në vitin e ardhshëm. Do të kemi shumë pengesa e vështirësi. Ato duhet ti identifikojmë dhe analizojmë hollësisht në mënyrë që ti tejkalojmë. Për këtë arsye do të nisim një tjetër diskutim brenda Lëvizjes sonë.

Në këtë pikë, z.Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje! nuk merr pjesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm vetëm nëse rrethanat në Kosovë cilësisht ndryshojnë shumë duke u bërë të jashtëzakonshme e krejtësisht të tjera.

Kurti shpjegoi se ky ndryshim i strategjisë nuk është zëvendësim i mënyrave të veprimit por shtim i tyre dhe tha se përmbajtja e strategjisë po rritet.

Për Kurtin, ky është një mjet më shumë për konceptin dhe qëllimin e njëjtë. Demonstratave, aksioneve protestuese e tubimeve publike po ua shtojmë pjesëmarrjen në zgjedhje, sepse, përfaqësimi në institucione është i nevojshëm por nuk mjafton për ta realizuar vetëvendosjen.

Duke shpjeguar më tej pse Lëvizja Vetëvendosje! po futet në zgjedhje, z.Kurti tha se organizata që ai drejton deri më tani shpesh e ka zvogëluar dhe e ka ngadalësuar të keqen dhe vlerësoi se tani po vjen koha edhe që ta ndalim atë, duke shprehur dhe bindjen se në Kosovë duhet të ndërrohet pushtetit, jo për hir të ndërrimit të pushtetarëve por për hir të ndërrimit të karakterit të shtetit të Kosovës.

a.b/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›