Albin Kurtit nuk i është refuzua viza amerikane

Albin Kurti
Ndryshe nga se u raportuar pak ditë më parë, e vërteta është se liderit të Vetëvendosjes nuk i është refuzuar viza nga ambasada Amerikane në Shkup. Të paktën kështu shprehet Dardan Mulliqi, sekretar i kësaj lëvizje. Mulliqi ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për refuzim për pajisje me vizë por për zgjatje të procedurave.
Mediat në Kosovë dhe më gjerë bashkë me raportimin për refuzimin e vizës e shoqëruan lajmin me hamendësime se refuzimi mund të ketë ardhur nga marrëdhëniet jot ë mira mes liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Kristofer Dell.