Shkodër, dorëzohet i kërkuari pas 14 operacionesh dhe 6 orë rezistencë
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person të dënuar për dy vrasje. Ai është Dedë Hasanaj, i cili është dënuar me 23 vite burg për vrasjen e dyfishtë, babë e bir. Ngjarjae e cila ka ndodhur në Dukagjin, në vitin 1991.
Policia ka arritur të kapë të kërkuarin në operacionin numër 14 për arrestimin e tij. Operacionet e mëparshme kishin dështuar. Hasanaj u arrestua në banesën e tij në Shalë të Dukagjinit dhe janë dashur 6 orë operacion që ai të dorëzohet.