E Diel, 1 Nëntor 2026

Albtelekom shkel kontratat me qytetarët, AKEP asnjë masë ndaj kompanisë monopol

Shkelen kushtet e kontratës për numrat fiks dhe internetin

Kontratat Albtelekom për numrat fiks dhe për internetin cënojnë të drejtat e qytetarëve. Megjithëse në kontratën e pajtimit parashikohen përveç sanksioneve edhe disa të drejta të abonentëve, por asnjë prej tyre nuk realizohet sipas kushteve të parashikuara dhe nënshkruara. Në dyert e Albtelekom gjen çdo ditë qytetarë që ankohen për shërbimin e dobët,

për gabime me faturat apo transferimet e numrave. Në kontratën e pajtimit të numrit fiks operatori zotohet se ofrojë shërbim dhe do të riparojë defektin brenda tre ditëve. Por qytetarët pohojnë se duhen të paktën dy javë që të rregullojë linjën, përveç sorollatjes në sportele për të depozituar ankesën.

Last Updated on E Shtune, 14 Gusht 2010 07:58

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›