Buxheti i Bashkisë mban peng rikonstruksionin e 8 shkollave në kryeqytet
Specialistët e Drejtorisë Arsimore japin alarmin, shkollat nuk janë gati deri në shtator
Bashkia e kryeqytetit ka lënë në gjendje pothuajse të mjeruar qindra ambiente të shkollave apo rrugëve në kryeqytet, të cilat kanë nisur për tu rikonstruktuar prej disa muajsh e ende nuk kanë përfunduar.

Edhe pse nga vetë kreu i Bashkisë Rama është deklaruar shpesh se në disa shkolla të Tiranës gjendja do të përmirësohet ndjeshëm e se në këto institucione shkollore së shpejti do të futet edhe sistemi i ngrohjes, shumica prej klasave në shkollat e periferisë janë në gjendje tejet skandaloze pa dyer e pa dritare e në shkollat ku është premtuar prej dy vjetësh ngrohja vazhdojnë ende punimet. Por nga vëzhgimet e kryera nga gazeta SOT në disa prej shkollave që janë në rikonstruksion të vetmit që e vuajnë situatën e krijuar nga dherat e nga rrëmuja janë nxënësit të cilëve ju duhet që në mes të vitit shkollor e në prag të provimeve të lirimit të lëvizin në një tjetër shkollë.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"