E Diel, 1 Nëntor 2026

Alcantara i'a "shuan" shpresat Unitedit

Kur mediat angleze e bënin Thiago Alcantarën pothuajse lojtar të ri të Man United, vetë lojtari ka lënë dyshime për këtë me një shkrim në "Twitter".

"Unë e dua Barcelonën" shkroi dje mesfushori spanjoll në faqen e tij në "Twitter".

Alcantara është në pushime se bashku më vëllaun e tij, talentin e Barcelonës, Rafinha i cili para pak ditësh e vashoj kontratën me Barcelonën.

Flitej se United ka arritur marrëveshje për të blerë Alcantarën për 17 milion funta, marrëveshje e cila spekulohej se është bërë më babain e tij, Mazinho./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›