Thiago Silva per finalen Spanje-Brazil
Finalja e Kupës së Konfederatave është një sfidë e rallë. Brazili dhe Spanja do të luajnë të dielën në mesnatë me orën shqiptare. Përballë janë ekipet më të mira të turneut, Spanja kampionë e Botës dhe Europës në fuqi dhe Brazili organizator që deri më tani e ka fituar 3 herë këtë trofe. Me besim që vendasit do t’ia dalin është kapiteni i brazialianëve Thiago Silva: "Do të përballemi me një ekip me cilësi të jashtëzakonshme, që ka një grup ku edhe rezervat janë në të njëjtin nivel me titullarët, një grup që është kampion i Botës " – ka deklatuar mbrojtësi i Paris Saint-Germain. Sipas Thiago Silva takimin do ta vendosin rastet e veçanta. 28 vjeçari ende nuk ka fituar një trofe të rëndësishëm me përfaqësuesen e vendit të tij. Kjo do të jetë përballja e gjashtë në një aktivitet zyrtar mes Brazilit dhe Spanjës ku amerikanojugorët kanë qenë më të suksesshëm.