E Martë, 3 Nëntor 2026

Alcaraz triumfon në Wimbledon, Djokovic dorëzohet në finale

Carlos Alcaraz kompleton rikthimin, është sërish “Mbret” i Wimbledon dhe triumfon në finale ndaj Novak Djokovic 3-0 me rezultatin 6-2, 6-2, 7-6 në dy orë e tridhjetë minuta lojë. Serbi praktikisht nuk arriti të hyjë në ndeshje.

Alcaraz fiton Wimbledon për të dytin vit radhazi, si dhe Slam-in e tij të katërt në karrierë. Spanjolli u bë lojtari i katërt në histori që në moshën 21-vjeçare ka fituar 4 turne Grand Slam dhe vetëm i dyti pas Federer që ka fituar të katër finalet e para të mëdha në të cilat ka marrë pjesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›