Moti – Dita e sotme do të jetë me diell, vranësira dhe reshje lokale në zonat malore. Temperaturat në rritje

Europa verilindore po përballet me një vale intensive afrikane duke mbajtur temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
E Diel 14 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell në bregdet, në verilindje do të kemi vranësira dhe stuhi lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 19/37°C
– Zonat e ulëta 21/40°C
– Zonat bregdetare 25/37°C
Kosova për dt. 14 Korrik 2024 do të ketë kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 20°C –22°C në mëngjes deri në 34°C –37°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë 15 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell në bregdet, në verilindje do të kemi vranësira të pakat. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 19/38°C
– Zonat e ulëta 22/41°C
– Zonat bregdetare 25/38°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/