E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare Do ta permend Berishen sic ben ai me mua

25/11/2010Aldo Bare nxehet serish ne sallen e gjyqit kerkon te hakmerret ndaj Kryeministrit

Familja ime po vuan media nuk arrin te me kuptoje

TIRANE- Kreu i Bandes se Lushnjes Aldo Bare ka vijuar serish me akuza ndaj Kryeministrit Sali Berisha duke e akuzuar ate se si rezultat i akuzave te njepasnjeshme qe ka bere ne drejtim te tij i ka shkaktuar depresion anetareve te familjes. Keto akuza Bare i beri gjate nje debati te kryer me gjyqtaren Fatmira Hajdari e cila e pyeti per arsyet e mungeses se avokatit te tij mbrojtes z. Vladimir Mecit i cili ju pergjigj se mund te jete semure. Me tej gjyqtarja Hajdari i ka kerkuar te pandehurit qe te ruaje qetesine duke i kujtuar seancen e kaluar por menjehere pas kesaj Aldo Bare ka marre serish zjarr duke u ngritur ne kembe dhe sulmuar serish Kryeministrin Berisha. Pa lejen e gjykates Bare u shpreh se Kryeministri i vendit eshte nje poliagjent qe me akuzat te njepasnjeshme ka shkaktuar depresion ne anetaret e familjes se tij. Bare shtoi se ai nuk ka asnje leke per te blere ilace per te kuruar depresionin nderkohe qe sipas tij shteti dhe ministrat e tij bejne shopin erotik jashte shtetit. Kreu i Bandes se Lushnjes vazhdoi te replikoje me gjyqtaren Fatmira Hajdari duke pohuar se ashtu sic Kryeministri Berisha e akuzon Baren cdo seance parlamentare edhe ky i fundit do e permende ate ne cdo seance gjyqesore. Gjate fjales se tij Aldo Bare shtoi se i vinte shume keq per mediat qe nuk arrinin ta kuptonin ate. Pas kesaj deklarate i pandehuri Bare qe akuzohet nga Prokuroria per Krime te Renda per nje seri vrasjesh ne qytetin e Lushnjes ia ka lene radhen gjyqtareve te cilet ne kushtet e mungeses se avokatit mbrojtes kane shtyre per javen tjeter seancen gjyqesore. Diten e djeshme Prokuroria kishte planifikuar te pyeste te dashuren e viktimes Artur Daja i cili njihet si nje nga kundershtaret kryesore te kapo bandes Aldo Bare. Gjate seancave gjyqesore ky i fundit ka pretenduar se nuk ka vrare asnje person ne qytetin Lushnjes por nga deshmia e shtetasit Gramos Selmani rezultoi se Bare ka qelluar me arme ne drejtim te shtetasit Genci Kashari duke e lene te vdekur ne vend. Aldo Bare ose sic njihet ndryshme me emrin Alfred Shkurti u ekstradua disa muaj me pare nga Turqia shtet ne te cilin dhe ishte arrestuar per llogari te autoriteteve te drejtesise shqiptare.

E.Qyno

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›