E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare Dua deshmitaret ne gjyq

11/11/2010Kreu i Bandes se Lushnjes debaton me prokuroret e gjykaten per mosparaqitjen

Bare Kerkoj qe te shoqerohen me force nga policia e te tregojne cfare dine per mua

TIRANE- Mungesa e deshmitareve ka sjelle reagime te forta te kapos se Bandes se Lushnjes Aldo Bare i cili gjate seances gjyqesore ka akuzuar prokuroret dhe trupin gjykues se jane shkaktaret kryesore te shtyrjes se gjyqit. Sipas Bares deshmitaret ose nuk deshirojne te deshmojne ose nuk jane njoftuar nga prokuroret dhe gjykata te cilet sipas tij kerkojne te zvarrisin procesin gjyqesor qe zhvillohet ne ngarkim te tij. Bare me tej ka vazhduar te ngreje zerin se Prokuroria ska asnje prove kunder tij dhe se me cdo kusht ai kerkon te perballet me deshmitaret qe organi i akuzes pretendon se kane qene deshmitaret e krimeve te kryera nga kapobanda Aldo Bare. Ketyre deklaratave u eshte kunderpergjigjur gjyqtarja Fatmira Hajdari e cila pohoi se nga informacionet e mara ne Komisariatin e Policise Lushnje te gjithe personat qe ishin planifikuar te deshmonin seancen e djeshme kishin marre dijeni por nuk jane paraqitur. Pas kesaj fjalie ka reaguar serish i pandehuri Aldo Bare i cili ka theksuar se deshmitaret e Prokurorise duhet te sillen me force dhe te tregojne ne sallen e gjyqit se kush ka qene Aldo Bare. Mes debatit te zhvilluar ne sallen e gjyqit gjyqtarja e Fatmira Hajdari ka premtuar se seancen e radhes do njoftoje te gjitha strukturat e policise qe te vene ne dijeni deshmitaret per tu paraqitur prane Gjykates per Krime te Renda ne Tirane. Here pas here personat e thirrur si deshmitare nga Prokuroria kane refuzuar te paraqiten ne gjykate. Kjo per shkak se gjate ketyre viteve atyre u eshte dashur te deshmojne disa here ne ngarkim te anetareve te Bandes se Lushnjes duke ardhur cdo jave me shpenzimet private nga Lushnja ne Tirane.

Kercenimi i Fatmir Taullait

Famir Taullai vellai i te ndjerit Baki Taullai te ekzekutuar nga anetaret e bandes se Lushnjes ne korrik 2005 gjate kohes kur po deshmonte ne gjyqin e Aldo Bares eshte sulmuar nga ky i fundit me nje sere akuzash dhe sharjesh te renda. Trupi gjykues ka reaguar duke e nxjerre jashte te pandehurin Bare por serish ai ka vazhduar duke kercenuar deshmitarin se do e vriste nese do dilte nga burgu.

Kercenimi i Gramoz Selmanit

Deshmitari kyc i Prokurorise qe mberriti nga Greqia ne Tirane ka akuzuar ne sallen e gjyqit se Aldo Bare ishte shkaktar i vrasjes se shtetasit Genci Kashari dhe dy shtetasve te tjere Nemet Zeneli dhe Masar Aliut. Perfshirjen e te pandehurit ne krime deshmitari se ka shmangur edhe kur eshte pyetur nga vete Aldo Bare i cili pasi nuk mori pergjigjet qe deshironte ka hedhur ne drejtim te tij nje lume kercenimesh dhe sharjesh te renda.

Debatet me Hajdarin

Gjyqtarja Fatmira Hajdari eshte perplasur disa here me te pandehurin Bare duke zhvilluar me kete te fundit disa debate ku i ka kerkuar qe i pandehuri te ruaje qetesine ne salle. Nga ana tjeter Bare i eshte kunderpergjigjur se ai ishte rritur ne zonen e Myzeqese zone kjo qe sipas tij banoret njihen per urtesi dhe maturi. Me tej Bare ka shtuar se njerezit nga veriu kane fjalet ndersa ata nga Myzeqeja kane veprimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›