E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Pergjigjia negative pergjegjesi vetem e qeverise Berisha

11/11/2010Refuzimi per Shqiperine per aplikimin e statusit te kandidatit

Opinioni negativ per aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne BE eshte pergjegjesi e qeverise Berisha. Nje qendrim i tille erdhi dje nga kreu i PS-se Edi Rama lidhur me pergjigjen e dhene nga BE-ja ndaj kerkeses per statusin e vendit kandidat. Keshtu pas takimit qe zhvilloi dje me drejtorin e Ballkanit Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Zgjerimit zotin Pierre Mirel Rama zgjodhi qe permes nje komunikimi me mediet te leshonte mesazhe te qarta per mazhorancen qeverisese duke iu referuar raportprogresit. Jane dy gjera qe ne nje fjali te vetme permblidhen Europa ju hap krahet shqiptareve duke i mirepritur si udhetare pa viza ne gjithe hapesiren e saj dhe i mbyll deren Shqiperise per shkak te qeverise dhe te keqqeverisjes. Te gjitha keto jane probleme te keqqeverisjes. Qeveria dhe Sali Berisha nuk duhet te fshihen pas opozites dhe as ta tregojne opoziten si nje arsye pse Shqiperia keqqeveriset u shpreh Rama gjate fjales se tij. Ne vleresimin e kreut socialist nuk eshte opozita dhe nuk ka lidhje opozita me keqqeverisjen keqqeverisja eshte pergjegjesi ekskluzive e qeverise. Sipas tij ky ishte nje refuzimin dramatik per Shqiperine per faktin se vendi humbet kesisoj nje tjeter tren per te mberritur ne BE si kandidate per tu ulur ne tryezen e familjes europiane. Madje duke dashur ti meshoje me force faktit se ky refuzim ishte krejtesisht per faj te keqqeverisjes aktuale Rama solli ne vemendje nje nga ceshtjet e ngritura ne raportin e progresit per Shqiperine e pikerisht funksionimin e Kuvendit. Ne kete menyre vec ndalesave nje per nje te arsyetimeve te KE-se per refuzimin e statusit per Shqiperine kreu socialist vecoi drejtimin sipas tij abuziv te parlamentit. Kjo duke synuar dhe argumentimin e arsyeve qe cuan ne marredhenien e kushtezuar te PS-se me Parlamentin. Fakti qe KE-ja e nenvizon kete dhe e nenvizon kaq qarte mjafton per te kuptuar se sa thelle ka shkuar e keqja ne rrenjet e ketij parlamenti qe duhet te shperndahet per tu dhene mundesine shqiptareve ta rikrijojne me vote te lire - vuri ne dukje Rama. Njekohesisht ai vuri theksin te dy kriza te tjera qe sipas tij jane te pritshme ajo e pushtetit vendor me ndryshimin e ligjit per te dhe Gjykata Kushtetuese me tejkalimin e afateve per votimin e anetareve. I nenvizova zotit Mirel se pari krizen e rende potenciale qe rrezikon te shpertheje ne ditet ne vijim per shkak te nje perpjekje antikushtetuese antiligjore antiqytetare antieuropiane te qeverise dhe te Sali Berishes personalisht per te kapur rob bashkite dhe komunat e opozites me dy hapa - nenvizoi kreu i PS-se. Madje ne kete linje Rama beri me dije se ne jemi ne pergatitje per te pershkallezuar nje proteste te panjohur me pare dhe te papare me pare ne emer te autonomise vendore. Gjithashtu per te bere te mundur zgjidhjen e krizes Rama i beri apel kreut te qeverise te rishohe oferten e PS-se mbi nje ceshtje te tille.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›