Aldo Bare kercenon kryeministrin Berisha dhe shan deshmitaret
Artan CENA
TIRANE - I njohur si kreu i bandes se Lushnjes Aldo Bare eshte nxjerre forcerisht nga seanca e djeshme gjyqesore pasi ka kercenuar dhe share me nje fjalor te ulet kryeministrin e vendit Sali Berisha. Rebelimi i tij erdhi pas deshmise se nje prej punetoreve te lugines se Karavastase. Kreu i bandes se Lushnjes ka kercenuar ne sallen e gjyqit qe askush nuk do tia marre lagunen e Karavastase per aq kohe sa ai te eshte gjalle. I pandehuri i eshte drejtuar me kercenime perfundimit te deshmise se Luan Hoxhes nje prej ish-pronareve te lagunes se Karavastase i cili si 60 punonjesit e tjere firmosen nga frika shitjen e saj kundrejt shumes qesharake prej 60 mije lekesh.
KERCENIMET
Madje kercenimet e tij jane drejtuar ndaj kryeministrit Sali Berisha. A ju vjen padroni i ri ne Karavasta Kam degjuar qe ju vjen edhe naten interesohet per familjen. Ska burre nene te ma marre. luginen e Karavastase I ... nenen Sali Berishes i nxjerr ujin e zi ketu. Ato cka i them i bej - ka nisur te kercenoje Bare.
Kryesuesja e trupit gjykues Fatmira Hajdari ka urdheruar menjehere largimin nga salla te te pandehurit duke u shprehur se nuk ka ndermend njeri te marre ate qe i takon atij por ajo qe u eshte marre te tjereve nuk do ti ngelet Bares. Ne momentin qe punonjesi i policise ka qene duke i vendosur prangat Bare ka kercenuar efektivin e policise qe shoqeronte deshmitarin. Pse me shikon Cfare ke qe me shikon ashtu Ta tregoj une mire ty se cfare te bej. Te... gruan - tha me tej Bare. Ne momentin qe i pandehuri eshte larguar nga salla kryesuesja e trupit gjykues Fatmira Hajdari i eshte drejtuar avokatit te Bares duke i kerkuar te konsultoje dhe ti terheqe vemendjen klientit lidhur me kercenimet dhe fjalet mjaft te ndyra te perdorura gjate seancave.
DESHMITE
Gjate seances se djeshme gjyqesore kane dhene shpjegimet e tyre tre deshmitare. Deshmitari Luan Hoxha nje nder ish-pronaret e meparshem te lagunes para se kjo prone te kalonte ne pronesi Aldo Bares ka shpjeguar se kishte punuar ne lagunen e Karavastase ne vitin 1997. Babai im ka qene bashkepronar me 60 punetoret e tjere. Por kur u semur ai une e zevendesova dhe perfundimisht ngela punonjes aty. Kisha vetem dy dite ne pune kur pashe te gjithe peshkataret te shkonin ne nje zyre te firmosnin dhe te merrnin nga 600 mije leke. Ishin dy persona qe nuk i njihnim ne ate zyre nderkohe qe njeri pas tjetrit firmosnim ne dy letra te bardha. Ndryshimin e pronarit te Lagunes na e njoftoi Tahir Zela. Pasi erdhi firma tjeter laguna filloi te ruhej. Ne fakt ne nuk morem vesh me shume se cfare po ndodhte morem ato leke firmosem ku na thane dhe ikem - sqaroi Hoxha. Ai tregoi se nuk i kishte kercenuar njeri jashte dhe se firmosen dhe moren leke pa kuptuar se cfare po benin.
Deshmitari Mece
Me heret nje prej deshmitareve Pellumb Mece ka deshmuar per marrjen peng nga banda e Lushnjes te ish-deputetit te PD-se Ilir Bano. Deshmitari ka rrefyer se Arben Borici nje nga anetaret e bandes i kerkonte llogari Banos se perse nuk shkruanin mire ne gazeten e tyre per grupin e armatosur te Lushnjes kur ai ishte vene ne mbrojtje te njerezve te pafajshem. Sipas deshmitarit Bano eshte mbrojtur duke theksuar se nuk ishte ai deputeti i tyre dhe nuk kishte gje ne dore. Se bashku me Banon ne te ashtuquajturin Komisariati numer 2 ku qendronte banda e Lushnjes ishte marre peng edhe ish-kryetari i Partise Demokratike te asaj kohe. Kjo deshmi ka sjelle reagimin e Aldo Bares i cili i ka kerkuar deshmitarit te tregoje se nga radhet e ciles parti vinte. Deshmitari Pellumb Mece ka pohuar se eshte anetar i Partise Demokratike. Ne seance kane deshmuar edhe dy deshmitare te tjere per ngjarje te viteve 1997 deri ne 2000-shin.
Aksidentet ne rruge tre persona humbin jeten
TIRANE - Tre persona kane vdekur gjate dites se djeshme si pasoje e aksidenteve te ndodhura ne rruge. Ngjarja me e rende ka ndodhur ne Kavaje gjate mbremjes se djeshme. Dy gra kane humbur jeten ne Unazen e qytetit te Kavajes si pasoje e nje aksidenti. Nje makine ka perplasur dy femra qe ishin duke kaluar rrugen. Policia qe shkoi ne vendngjarje ka identifikuar dy viktimat te cilat jane Valentina Larushi 41 vjece dhe Allasha Xhani 61 vjece. Policia po heton per te gjetur autorin dhe shkaqet qe cuan ne kete aksident tragjik.
Ne oret e para te dites se djeshme nje tjeter aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur ne aksin rrugor Lushnje-Fier. Ngjarja e rende ka ndodhur te ura e Lumthit prane fshatit Gorre ku motori me te cilin udhetonte 17-vjecari Alfred Mihali eshte perplasur dhe per pasoje ka humbur jeten edhe 17-vjecari. Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe nga hetimet paraprake rezulton se shkak per aksidentin ka qene lageshtia ne rruge.
Grabitet apartamenti i Adem Demacit ne Sarande
SARANDE - Grabitet apartamenti i Adem Demacit ne Sarande. Lajmi u be publik pasditen e djeshme ndersa policia e Sarandes ka nisur menjehere hetimet per ngjarjen. Ka qene administratori i pallatit ai qe ka gjetur te hapur apartamentin e shkrimtarit kosovar dhe njeheresh njeriut qe luftoi per barazine e Kosoves me te gjitha republikat e tjera ne kohen e ish-Jugosllavise. Demaci nuk ndodhej ne banese ne kohen kur eshte grabitur ndersa policia ende nuk e ka te qarte se cfare mund te jete grabitur ne apartamentin e tij pasi ai eshte kthyer permbys.
Adem Demaci eshte nje nga personalitetet me te shquara te Kosoves jo vetem per kontributin e tij si shkrimtar por edhe per rolin qe luajti si politikan. Qe prej vitit 1991 ai jeton i vetem ne kete apartament ne Sarande.
Arrestohet i dyshuari per vrasjen e babe e bir
DURRES - Arrestohet autori i dyshuar per vrasjen e Rifat Sules dhe djalit te tij Izmir Sula. Burime nga blute e qytetit te Durresit bejne te ditur se pasditen e djeshme eshte arrestuar personi si i dyshuari kryesor per krimin e mbremjes se 9 nentorit te ketij viti. Pak detaje jane bere publike deri tani ndersa mesohet se autori eshte kapur ne Shijak. Pritet qe te dhena te tjera te behen te ditura nga policia e Durresit brenda pak oresh. Rifat e Izmir Sula u ekzekutuan thuajse dy jave me pare prane shtepise se tyre. Ndersa pak ore me vone policia sqaroi se motivi i vrasjes kishte lidhje me pronat e shitura prej tyre. Kjo pasi prane trupave te dy viktimave u gjeten zarfe ku autoret shkruanin se kerkonin parate e tokave te shitura.
18 Nentor 2010