Lejet minerare dokumentet dhe procedurat qe duhen ndjekur
Procedurat per marrjen e lejeve minerare per shfrytezimin e rezervave minerare ne zonat e hapura ka pesuar ndryshime te reja. Sipas ndryshimeve ne kerkesen per leje minerare ne zonat e hapura siperfaqja e zones se kerkuar duhet te ndodhet brenda siperfaqes se zonave te publikuara si zona te hapura ne planin vjetor minerar. Dokumentacioni i plote i kerkeses per nje leje minerare paraqitet ne Qendren Kombetare te Licencimit dhe data e aplikimit shpallet nga kjo qender. QKL-ja i percjell ne menyre elektronike Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dokumentacionin e plote te aplikimit per leje minerare dhe ben te mundur aksesin ne kete dokumentacion per institucionet shqyrtuese Agjencine Kombetare te Burimeve Natyrore AKBN dhe Sherbimin Gjeologjik Shqiptar SHGJSH. Vleresimi i kushteve te lejimit dhe shqyrtimi i dokumenteve vertetuese ne kerkesat per leje minerare kerkim-zbulimi per grupet e mineraleve metalore jometalore qymyret dhe bitumet per grupin e mineraleve ndertimore dhe per grupin e mineraleve radioaktive realizohen nga Sherbimi Gjeologjik Shqiptar ndersa kerkesat per leje minerare shfrytezimi per grupet e mineraleve metalore jometalore qymyret dhe bitumet per grupin e mineraleve ndertimore per grupin e mineraleve radioaktive dhe per lejet e kerkim-zbulim-shfrytezimit per grupin e mineraleve te cmuara dhe gjysme te cmuara realizohen nga AKBN-ja.
Leja minerare
Hartimi i aktit te miratimit te lejes minerare realizohet nga drejtoria perkatese ne ministrine qe mbulon veprimtarine minerare ne Republiken e Shqiperise dhe me pas miratohet nga ministri. Shqyrtimi i kerkesave per leje minerare per zonat e hapura behet ne baze te parimit I pari ne kohe i pari ne te drejta dhe akti i miratimit te ministrit i jepet subjektit qe ka aplikuar i pari dhe ka plotesuar kushtet e lejimit dhe dokumentacionin shoqerues sipas pikes 10 te ketij vendimi. Subjektet qe aplikojne per leje minerare te kerkim-zbulimit te shfrytezimit apo te kerkim-zbulim-shfrytezimit bashke me dosjen e dokumentacionit per leje minerare jane te detyruar te deklarojne me shkrim burimin ligjor te te gjithe informacionit gjeologjik apo gjeologo-minerar te perdorur ne ndertimin e dokumentacionit aplikues.
Aplikimi
Aplikimi per nje leje minerare shfrytezimi ose leje minerare kerkim-zbulimi-shfrytezimi ka perparesi ndaj aplikimit per nje leje kerkim-zbulimi. Kerkesat e paraqitura ato ne proces apo te paperfunduara ne kuptim te nenit 57 te ligjit nr.10304 date 1.7.2010 Per sektorin minerar ne Republiken e Shqiperise do te quhen kerkesat qe kane realizuar aplikimin per leje mjedisore dhe kane te miratuar nga institucioni i AKBN-se projektin e zhvillimit te veprimtarive minerare perpara dates se hyrjes ne fuqi te ligjit te siperpermendur. Kushtet e detajuara dhe dokumentet shoqeruese per vleresimin e permbushjes se ketyre kushteve qe duhet te plotesojne aplikuesit per nje leje minerare dhe procedura e trajtimit te kerkesave me afatet percaktohen si me poshte A Kerkesa per leje kerkim-zbulimi per grupin e mineraleve metalore jometalore qymyret dhe bitumet si dhe per grupin e mineraleve ndertimore dhe grupin e mineraleve radioaktive. A.1 Aplikimi me dokumentacionin e plote per nje leje minerare kerkim - zbulimi behet prane sporteleve te QKL-se. Data e aplikimit te dokumentacionit te plote eshte data e perllogaritjes se afatit per miratimin e heshtur.
Dokumentacioni i plote
Dokumentacioni i plote permban
a Ekstraktin e vendimit te Qendres Kombetare te Regjistrimit per regjistrimin si person juridik ku ne objektin e veprimtarise te kete te miratuar edhe zhvillimin e veprimtarise minerare me punime siperfaqesore ose nentokesore sipas kerkeses.
b Nje pershkrim te kapaciteteve teknike profesionale dhe menaxheriale te kerkuesit te cilat i vlejne kerkuesit per realizimin e veprimtarise se kerkim-zbulimit duke perfshire edhe Curriculum Vitae te stafit te tij qe do te punoje per kete veprimtari si dhe pershkrimin e pervojes se tij te meparshme ne fushen e industrise minerare nese ka.
c Nje pershkrim te kapaciteteve teknike profesionale dhe menaxheriale te kerkuesit te vlefshme per realizimin e veprimtarise se kerkim-zbulimit perfshire edhe Curriculum Vitae te stafit te tij qe do te punoje per kete veprimtari si dhe pershkrimin e pervojes se tij te meparshme ne fushen e industrise minerare nese ka
c Kontraten me drejtuesin teknik te punimeve te noterizuar i cili duhet te jete inxhinier i fushes se veprimtarive minerare te kerkim-zbulimit sipas emertimeve te universiteteve vertetuar me diplomen perkatese.
d Nje nga burimet financiare te nevojshme per realizimin e investimeve te programuara per te zhvilluar veprimtarine minerare te kerkim-zbulimit si dhe nje nga vertetimet per ekzistencen e tyre si me poshte vijon
I. Nje deklarate nga banka qe konfirmon se personi juridik ka celur numrin e llogarise ku te kete te depozituara te pakten 20 te vleres se investimit te parashikuar ne programin e investimeve qe ka paraqitur
II. Nje dokument qe verteton se personi juridik ka siguruar nje kredi prej nje banke ose subjekti tjeter financiar me vlere e cila mbulon investimet qe parashikohen te kryhen
III. Nje kontrate me nje investitor i cili garanton mbeshtetje financiare per realizimin e programit te investimit. Ne kete rast personi juridik duhet te paraqese nje dokument noterial ne te cilin shprehet vullneti i investitorit per te mbeshtetur kete investim si dhe dokumentet qe provojne burimet financiare te ketij te fundit garanci bankare ose bilancet ekonomike te shoqerise ne te cilen investitori eshte pronar/aksionar i vetem ose aksionar i shumices se zoterimit te aksioneve/ kryesor maxhoritar.
Shkurt
Afati i marrjes se lejes se kerkim-zbulimit
Ministri brenda nje afati prej 90 nentedhjete ditesh kalendarike nga data e aplikimit ne QKL nxjerr aktin e miratimit ose te refuzimit te lejes se kerkim-zbulimit dhe te garancive financiare per realizimin e programit minimal te punes dhe realizimin e planit te rehabilitimit te zones minerare. Brenda ketij afati subjekti duhet te pajiset me lejen perkatese mjedisore qe mbulon zonen e kerkuar minerare. Ne rast te mos pajisjes me kete leje ministri nxjerr aktin e refuzimit per pajisjen me leje minerare. Lejet e kerkim-zbulimit per grupin e mineraleve radioaktive miratohen me vendim te Keshillit te Ministrave me propozimin e ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Ne kete rast nuk zbatohet parimi i miratimit ne heshtje. Kerkuesi njoftohet per miratimin ose jo te kerkeses nepermjet publikimit ne Regjistrin Kombetar te Lejeve dhe Licencave.
Afati i marrjes se lejes se kerkim-zbulimi-shfrytezimit
Ministri brenda nje afati prej 120 njeqind e njezet ditesh kalendarike nga data e aplikimit ne QKL nxjerr aktin e miratimit ose te refuzimit te lejes se shfrytezimit kerkim-zbulim-shfrytezimit dhe garancive financiare per realizimin e programit minimal te punes dhe realizimin e planit te rehabilitimit te zones minerare. Brenda ketij afati subjekti duhet te pajiset me lejen perkatese mjedisore qe mbulon zonen e kerkuar minerare. Ne rast te mos pajisjes me kete leje ministri nxjerr aktin e refuzimit per pajisjen me leje minerare. Lejet e shfrytezimit per grupin e mineraleve radioaktive miratohen me vendim te Keshillit te Ministrave me propozimin e ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Ne kete rast nuk zbatohet parimi i miratimit ne heshtje. Kerkuesi njoftohet per miratimin ose jo te kerkeses nepermjet publikimit ne Regjistrin Kombetar te Lejeve dhe Licencave. Aplikimi me dokumentacionin e plote per nje leje minerare shfrytezimi ose leje minerare kerkim-zbulimi-shfrytezimi behet prane sporteleve te QKL-se. Data e aplikimit te dokumentacionit te plote eshte date e perllogaritjes se afatit per miratimin e heshtur.
18 Nentor 2010