“Aldo Bare”, pretenca jep burgim të përjetshëm
Prokuroria e Krimeve të Rënda jep pretencën për kreun e Bandës së Lushnjes duke kërkuar burgim të përjetshëm.
Pretenca u komunikua në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke renditur të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Aldo Bare, akuzohet për krijimin e organizatës kriminale, për më tepër se 20 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale.
Aldo Bare akuzohet gjithashtu për drejtimin e njërit prej rrjeteve më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës në drejtim të Evropës Perëndimore.