E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova feston nesër 3-vjetorin e pavarësisë

Kosova feston të enjten e 17 shkurtit tre vjetorin e pavarsisë, por mesa duket mungesa e institucioneve të reja ka bërë që qeveria në largim të mos planifikojë asnjë organizim institucional, për të shënuar këtë ditë.
Zëdhënësi i Qeverisë në largim, Memli Krasniqi ka thënë se mungesa e institucioneve të reja ka bërë që ekzekutivi të mos ketë hartuar ndonjë axhendë për tre vjetorin e pavarësisë
Ndërsa drejtoresha për Kulturë, Sport dhe Rini në Komunën e Prishtinës, Vlora Dumoshi, ka treguar që kryesia e kryeqytetit për tre-vjetorin e tretë të pavarësisë ka përcaktuar një shumë me vlerë prej shtatë mijë eurosh. Ajo ka bërë me dije se për ta festuar sa më mirë tre-vjetorin e pavarësisë, Komuna e Prishtinës ka filluar përgatitjet që afro një muaj.
"Axhenda fillon nga mëngjesi, ku drejtuesit e Komunës së Prishtinës do të qëndrojnë te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe te varrezat e dëshmorëve, pastaj në orën 11:00 është akademia solemne në Komunën e Prishtinës, ku bëhet inaugurimi i sallës së re. Më pas në orën 12:00 është një shfaqje në teatrin "Dodona", mandej në orën 13:00 është programi artistik për fëmijë që mbahet në sheshin “Nëna Terezë", ka treguar Dumoshi duke shtuar se në mbrëmje në orën 20:00 fillon programi për të rinj në bashkëpunim me Radiotelevizionin e Kosovës, dhe në fund në orën 22:00 do të shkrepen fishekzjarrët për dhjetë minuta pandërprerë.
Kosova fitoi pavarësinë e saj në 17 shkurt të vitit 2008, duke shënuar kështu ngjarjen më të dëshiruar dhe më të madhe në historinë e saj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›