E Diel, 1 Nëntor 2026

Aldo Bumçi: “PS-ja i njohu njëherë si të rregullta zgjedhjet në 28 qershor, nuk mund të ndryshohet vullneti i zgjedhësve, për hatër të opozitës”

TIRANE - Deputeti demokrat dhe njëherësh kryetar i PD-së për Tiranën, Aldo Bumçi, ka komentuar dje qëndrimin kërcënues të Partisë Socialiste, që e konsideron njohjen e rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit, me marrjen e mandatit të nëntë në Qarkun e Fierit. Sipas Bumçit, PS e ka bërë të njohur vlerësimin e saj për zgjedhjet, pikërisht ditën e zgjedhjeve. “Partia Socialiste është sovrane në vendimin e saj dhe se ajo ka bërë vlerësimin e saj për zgjedhjet që ditën e parë, duke e cilësuar procesin të rregullt dhe se nuk është devijuar vullneti i zgjedhësve. Ne nuk mund të ndryshojmë vullnetin e zgjedhësve i cili e ka lënë në opozitë Partinë Socialiste”, tha deputeti Bumçi, i cili ka shtuar se ende nuk ka veprime konkrete rreth koalicionit mes PD-së dhe LSI-së. Një ditë më parë Partia Socialiste pranoi se ajo nuk ka fituar të drejtën për të qeverisur vendin. Zëdhënësja e PS-së, Armela Ymeraj ka shtuar se PS-ja ka ankimuar në KQZ vendimin për mos numërimin e votave në kutitë e mbetura të panumëruara, ku kjo parti pretendon të marrë mandatin e nëntë të saj. PS-ja e ka kushtëzuar njohjen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pikërisht me numërimin e votave të Fierit dhe rimarrjen e mandatit që sipas saj po tentohet të grabitet nga Partia Demokratike. Pas ankimimit në KQZ- i hapet rruga ankimimit të rezultatit dhe në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit në Tiranë i cili është organi që jep verdiktin përfundimtar. Ndërkohë KQZ-ja ka përmbyllur procesin në disa qarqe, mes tyre dhe për Tiranën, ku dy partitë e mëdha PD dhe PS, kanë nga 15 mandate, ndërkohë që LSI-ja dhe PR-ja kanë nga 1 mandat për në Kuvendin e Ri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›