Aleanca Kuq e Zi Jo monumentit te pavaresise

“Aleanca Kuq e Zi”, në një deklaratë të papritur për shtyp gjatë të dielës, sulmoi ashpër nismën për ndërtimin e një monumenti të ri kombëtar, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.
Më parë gjatë javës, në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha propozoi një sërë projektesh për kremtimet e mbushjes së një shekulli të Shqipërisë së lirë dhe midis tyre, gjendej edhe propozimi për ngritjen e një monumenti të ri madhështor.
”Një nismë e tillë e qeverisë është me të vërtetë e turpshme”, deklaruan përfaqësues të “Aleancës Kuq e Zi”, në një konferencë për shtyp, rreth mesditës. “Nuk mund të pranojmë që historia të tjerësohet siç është bërë rëndom në Shqipëri, ku ajo një herë bëhet, por 100 herë shkruhet. Shprehim keqardhje të thellë edhe për qëndrimin e heshtur të opozitës”.
Sipas “Aleancës Kuq e Zi”, ngritja e veprës së re në Tiranë apo kudo tjetër, do të përbënte një mungesë respekti ndaj monumentit të vërtetë dhe “të vetëm”, atij që ndodhet që prej 40 vitesh në Vlorë. “Monumenti i pavarësisë është në Vlorë. Ai do të vazhdojë të mbetet dhe të qëndrojë atje, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo forcë që të ketë vetëm një momunemt pavarësie, që fatmirësisht e kemi”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Moda e padive në gjykatë
Skenës politike shqiptare i është shtuar edhe një element tjetër, i cili po kthehet në modë. Ai i të akuzuarit për shpifje nga deputetët e mazhorancës, të kolegëve të tyre socialistë.
Shkeljet e tetorit në Kuvend
Cfarë ka ndodhur në Parlamentin shqiptar gjatë muajit tetor? Raporti "Unë votoj" i lëvizjes Mjaft tenton të japë përgjigje në lidhje me punën e deputetëve, votimin e nismave ligjore dhe shkeljet që i bëhen rregullores së Parlamentit. Sikur të kishim shtet...
Leart Kola - Kriza greke në Shqipëri ka pasur përgjithësisht dy qasje në analiza. Meta: Reforma zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon nisjen e punës për reformën zgjedhore dhe lënien mënjanë të retorikës apo fjalëve. Serbët e Bosnjes “mësyjnë” Tiranën
Një përfaqësi e madhe politike dhe biznesi e serbëve të Bosnjë- Hercegovinës “mësyu” Tiranën për të nisur një vizitë dyditore. Zyrtarët dhe biznesmenët e Republika Sërpska mësohet se në thelb të axhendës së tyre kanë zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Shqipërinë në disa fusha tepër strategjike.
Lajmet kryesore
Borxhet, Shqipëria shumë e rrezikuar
Kemi normën më të lartë jashtë Eurozonës
“Arka bosh”, dështon përsëri buxheti
Itali, bisedime për qeverinë e re
Tafaj mbron vendimin