Turqia ndermjetese per Kosoven

Turqia duket gjithmonë e më e vendosur për të forcuar ndikimin e saj në Ballkan dhe në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa shefi i diplomacisë së Ankarasë, Ahmet Davutogllu, ka mbërritur për bisedime në Beograd.
Ai është ftuar në një darkë pune nga homologu i tij serb, Vuk Jeremic, takim në të cilin do të diskutohen çështje të rëndësishme dypalëshe dhe ku do të hapet edhe problemi i veriut të Kosovës.
Të hënën, Davutogllu do të pritet edhe nga presidenti Boris Tadic. Ndërkohë, Turqia ka përpunuar një dokument për zgjidhjen e problemit të marrëdhënieve të bashkësive islame që janë dyzuar dhe shpesh krijojnë problem.
Në vitet e fundit, Turqia ka kryer investime të rëndësishme në rajon dhe është shndërruar në një partner strategjik i Beogradit, Sarajevës dhe Prishtinës njëkohësisht.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Thaçi: Nuk ka një datë për zgjedhjet
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, iu rikthye çështjes së zgjedhjeve presidenciale në një fjalim të mbajtur përpara simpatizantëve në përvjetorin e themelimit të partisë, ditën e shtunë. Kosovë, njohja, kusht për mallrat serbe
Nëse shumica parlamentare e mbështet mocionin e ri të lëvizjes “Vetëvendosje”, i cili do të hidhet në votim ditën kur Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, do të paraqitet për interpelancë në Kuvend, atëherë Qeveria e Kosovës do të detyrohet që t’i rikthejë masat e reciprocitetit tregtar me Serbinë derisa shteti fqinj të njohë formalisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Busek: Të diskutohet ndarja e Kosovës
Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën juglindore, Erhard Busek ka deklaruar se për opsionin e ndarjes së Kosovës duhet të bisedohet “qosheve”, në mënyrë që mediat të mos bëjnë zhurmë. Kosovë, qetësi në veri
Në veri të Kosovës gjendja vazhdon të jetë e pandryshuar. Sipas zëdhënësit të policisë Besim Hoti, nata ka kaluar e qetë. Vermicë - Merdar, përurohen kilometrat e para
Në Kosovë u përurua te shtunen segmenti i parë i autostradës "Ibrahim Rugova", pjesë e Rrugës së Kombit. Ceremonia ka mbledhur së bashku në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, aty ku nisin edhe kilometrat e parë, presidenten e Kosoves Atifete Jahjaga dhe dy kryeministrat Hashim Thaci dhe Sali Berisha.
Lajmet kryesore
“Aleanca Kuq e Zi”: Jo monumentit të pavarësisë
”Monumenti i vetëm të mbetet ai i Vlorës”
Borxhet, Shqipëria shumë e rrezikuar
“Arka bosh”, dështon përsëri buxheti
Itali, bisedime për qeverinë e re
Tafaj mbron vendimin